Kroketa me djathë dhe proshutë

Javë më parë, ju dhamë recetën e disa pufkave tepër të lezetshme me djathë parmixhan, brumi i të cilave përgatitej në flakë mesatare, dhe më pas futeshin në furrë për t’u fryrë dhe marrë një ngjyrë të artë të parezistueshme. Ju sugjeruam që nëse doni, të provonit t’i gatuani këto pufka edhe me copa proshute. Receta e pufkave ndodhet këtu.

Kroketat e sotme, nga vetë emri, vërtet përmbajnë po djathë dhe proshutë, por ndryshe nga pufkat duhen skuqur në vaj. Megjithatë, sigurisht ngelen një snack po aq i shijshëm, në mos më shumë, duke pasur parasysh dashurinë e njerëzve për gjërat e skuqura.

Përbërësit (për 6 persona)
0.5 l qumësht
pak kripë dhe arrëmyshk
100 gr gjalpë
100 gr miell
100 gr proshutë e pjekur, e copëtuar
100 gr djathë parmixhan i grirë
4 vezë
200 gr bukë e thërrmuar
vaj për të skuqur

Përgatitja
1. Zieni qumështin në një tenxhere me kripë dhe arrëmyshk.
2. Shkrini gjalpin në një tenxhere tjetër, shtoni miell dhe përziejini bashkë. Shtoni pak nga pak qumështin e zier, derisa të arrini një përzierje të trashë dhe të njëtrajtshme.
3. Hiqeni brumin nga flaka, shtoni proshutën, djathin dhe 2 vezë. Përziejini mirë dhe lërini mënjanë të ftohen.
4. Vezët e mbetura rrihini veçmas njëtrajtësisht. Bëni gati edhe bukën e thërrmuar në një pjatë të thellë.
5. Kur brumi të jetë ftohur paksa, me një lugë merrni nga brumi, formoni toptha pak më të mëdha se një arrë, dhe kalojini topthat një herë në vezë të rrahura, pastaj në thërrimet e bukës, duke përsëritur procesin dy herë.
6. Skuqini topthat në një tigan me vaj të nxehtë, derisa të prarohen. Thithjani vajin e tepërt topthave me letër kuzhine.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

3 Pasta verore qe kemi pritur gjithe vitin per ti bere

Gjate veres jane teresisht normale pushimet verdalle, dhe ku ka me mire nese jeni ...

Pulë me salcë të thartë dhe të ëmbël

Njerëzit duket se ndahen përgjysmë kur vjen puna te kuzhina aziatike, por gjithashtu, ata ...

How to cook a steak

Simply put – there is nothing like a great freaking steak cooked wonderfully. Follow ...

Pasta me spinaq dhe domate ne nje tigan

Ditet e javes jane perhere te veshtira per te gatuar dhe per te gjetur ...

Shishkebap me mustarde dhe hudher

Marr shkas nga fundjava e fundit me super diell dhe gjeni me poshte nje ...