Krem me liker & çokollatë të bardhë

Ndonëse jam fanse e çokollatës se zezë apo me qumësht më tepër, nuk e mohoj që edhe çokollata e bardhë ka lezetin e saj. Më kujton pak a shumë qumështin e kondensuar, dhe nuk ka njeri që t’i thotë “jo” atij qumështi, aq i shijshëm sa është.

Sot do të marrim çokollatën e bardhë të pafajshme, dhe do t’i shtojmë pak liker Cointreau, për t’i bërë gjërat më “spicy”. Si gjithmonë, kur përzihet alkooli në mes, mos harroni t’i mbani ëmbëlsirat larg fëmijëve.

 

Përbërësit (për 4-6 persona)

100 gr çokollatë e bardhë

4 të verdha vezësh

40 gr sheqer

2 lugë xhelatinë, e tretur në 3 lugë ujë

Gjysmë gote liker Cointreau

215 ml ajkë për t’u rrahur

 

 

Përgatitja

  1. Tretni në banjomari çokollatën duke vendosur tasin me të sipër një tenxhereje me ujë mbi zjarr. Kini kujdes që uji të mos ziejë.
  2. Rrihni të verdhat e vezëve me sheqer derisa të zbardhen dhe të bëhen shkumë. Shtojini çokollatën e shkrirë dhe xhelatinën e tretur në ujë.
  3. Shtoni edhe likerin dhe përziejini. Rrihni pak ajkën, dhe shtojeni në përzierje sapo të jetë ftohur.
  4. Kremin hidheni në 4-6 kupa individuale dhe ftohini në frigorifer për 4 orë përpara se t’i shërbeni. Përdorni bajame për garniturë.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Biskota “Twix”!

Ëmbëlsirat me shtresa mund të jenë nga ëmbëlsirat më argëtuese në përgatitje, por domosdo, ...

Linguine Aglio Olio (vaj dhe hudhra)

Linguinet Aglio-Olio (ose Lignuine me vaj dhe hudhra – qe ne rastin konkret jane ...

Fusion

e nis me Fusion, pasi me bie rasti te shkoj shume shpesh dhe e ...

7 Rregulla per nje cheesecake persembari

Cheesecake ne mendimin tone jo-profesional jane dhurata e natyres duke kombinuar djath dhe torte ...

Si të përgatisim xaxiqi

Zor se ka shqiptar që nuk e njeh këtë “salcë”, ardhur nga shteti fqinj ...