Biskota “Twix”!

Ëmbëlsirat me shtresa mund të jenë nga ëmbëlsirat më argëtuese në përgatitje, por domosdo, edhe nga më të shijshmet.

Sot jemi inspiruar nga çokollata “Twix”, sepse në ka gjë që kemi mësuar nga ajo, është që 1 shtresë biskotë + 1 shtresë karamel + 1 shtresë çokollatë është magjike. Në ëmbëlsirën e sotme, ne do të rikrijojmë të njëjtën gjë.

Biskotat “Twix” që do të përgatisni do të gllabërohen sa hap e mbyll sytë,  me shumë mundësi nga vetë ju!

 

Përbërësit

Për biskotën

170 gr gjalpë pa kripë

100 gr sheqer pluhur

280 gr miell gjithë-përdorimësh

Për karamelin

2 kanaçe qumësht i kondensuar

100 gr sheqer pluhur

220 gr gjalpë pa kripë

Për çokollatën

120 gr copëza çokollate e zezë

50 gr krem qumështi

 

 

 

 

Përgatitja

1. Nxeheni furrën në 180 gradë. Vendosni një letër furre mbi një tavë pjekjeje që keni, me përmasa 33 x 22 cm.

2. Në një tas, rrihni gjalpin derisa të bëhet një krem i fryrë. Hidhni sheqerin pluhur dhe përziejini derisa të kombinohen. Shtoni dhe miellin dhe përzieni, derisa të bëhet brumi.

3. Vendoseni brumin në tavë dhe shpojeni me pirun. Piqeni për 20 minuta, derisa të ketë ngjyrë të artë. Lëreni të ftohet.

4. Për karamelin, shtoni në tenxhere qumështin e kondensuar, sheqerin dhe gjalpin. Vëreni të ziejë në zjarr të ulët derisa të arrijë pikën e zierjes (pas 9-10 minutash), dhe më pas gatuajeni për 15 minuta duke e përzier, në mënyrë që të mos digjet. Kur të bëhet gati, mund të hiqet lehtësisht nga tenxherja, do të ketë ndryshuar ngjyrë dhe do të jetë më i trashë. Përzieja duhet të ketë trashësinë e majonezës.

5. Shtojeni karamelin mbi biskotat dhe ftoheni në frigorifer derisa të ngurtësohet.

6. Bëni çokollatën e shkrirë: Zieni kremin e qumështit derisa të arrijë pikën e zierjes dhe shtoni copat e çokollatës duke i përzier, për t’i shkrirë. Shtojeni çokollatën mbi karamelin e ftohur.

7. Futini biskotat në frigorifer për 1-2 orë. Priteni ëmbëlsirën në katrorë të vegjël.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Fettuccine me pule dhe salce alfredo

Nje nder gjerat me interesante dhe te thjeshta per te gatuar jane pastat dhe ...

Sallata me laker pakez ndryshe me majonez dhe uthull molle

Koncepti i sallates ne rajonin tone eshte kryesisht i lidhur me thjeshtesine qe kombinojne ...

Sorbeto me mango

Mangot mund të jenë nga frutat më të shijshme që kemi fatin të provojmë, ...

Ëmbëlsira me luleshtrydhe dhe maskarpone

Djathi e ka gjetur prej kohësh vendin e tij në ëmbëlsira, po të mendojmë ...

Si te gatuajme Biftek me gjalp dhe perime te furres

  Vazdojme e flasim per gjera te mira dhe te thjeshta dhe receta e ...

Receta nga Izraeli: Shakshuka – Vezet si nga Tel Aviv

Shakshuka eshte nje gatim nga tunizia por qe eshte ekxtremalisht e perhapur ne Egjipt, ...