Petulla me çokollatë, nga Gordon Ramsay

Ndër shefat më të njohur dhe më intimidues në botë, Gordon Ramsay e ka fituar pastër famën që e rrethon dhe lavdet që i bëhen ushqimeve të tij.

Mund ta keni të vështirë ta pëlqeni kur e shihni teksa u ulëret shefave të tjerë, por në rehatinë e shtëpisë së tij, Gordon është thjesht një njeri i dashuruar mbas ushqimit të mirë, që e shpreh herë pas here edhe me ofshama kënaqësie ndërsa gatuan.

Një nga recetat që ka ndarë me ne në Youtube është ajo e petullave të tij me çokollatë, dhe o Zot, sinqerisht që duhet të provojmë t’i gatuajmë.

Ja receta e këtyre “jastëkëve” të shijshëm mbushur me çokollatë, ofruar nga shefi nevrik britanik.

 

Përbërësit

50g sheqer i imët

150ml qumësht

15g maja e freskët

50g gjalpë pa kripë

320g miell

Pak kripë

2 të verdha veze

Vaj për skuqje

Për mbushjen me çokollatë

250ml krem qumështi

2–4 lugë mjaltë

250g çokollatë e zezë, e copëtuar

60g gjalpë pa kripë, në kuba

 

 

Përgatitja

  1. Nxehni në tenxhere qumështin me sheqer për 5 minuta, derisa sheqeri të ketë shkrirë dhe qumështi të jetë ngrohur.
  2. Vendosni gjysmën e qumështit të përzier me maja në një tas, ndërsa gjysmën tjetër të qumështit vëreni sërish të ngrohet, duke shtuar gjalpin brenda. Ngroheni për 3 minuta.
  3. Hidhni miellin dhe kripën në një tas dhe hapni një vrimë në mes. Shtoni vezët, qumështin me maja dhe qumështin e ngrohtë. Përzieni derisa të formohet brumi.
  4. Punojeni brumin me duar në një sipërfaqe të pastër, duke shtuar miell nëse përzierja është shumë ngjitëse. Futeni brumin e punuar në një tas dhe mbulojeni me letër plastmasi. Lëreni mënjanë për 1 orë – 1 orë e gjysmë derisa të dyfishohet në përmasa.
  5. Ndërkohë, përgatisni çokollatën. Vendosni kremin në tenxherë në zjarr dhe shtoni mjaltin duke e përzier. Shtoni çokollatën dhe gjalpin kur kremi të jetë i ngrohtë. Përziejini derisa të bëhet një masë homogjene e shkëlqyeshme.
  6. Brumin e dyfishuar në përmasa shtrojeni me petës në formë drejtkëndëshi. Me thikë, prisni 12 drejtkëndësha të vegjël, si jastëkë. Vendosini petullat në një tavë me letër furre dhe lërini për 30-40 minuta derisa të fryhen edhe më.
  7. Mbushni 1/3 e një tigani me vaj për skuqje dhe nxeheni vajin. Skuqni petullat, për 3-4 minuta secilën derisa të jenë të arta. Kullojini në një pjatë me letër kuzhine.
  8. Hapni një vrimë në secilën petull dhe fusni çokollatën me qese të posaçme pastiçerie. Nëse nuk keni, merrni një qese me ziplock dhe prisni pak njërën majë të qeses. Mbusheni qesen me çokollatë dhe shtypeni brenda petullës. Kini kujdes që çokollata të mos ketë ngrirë.
  9. Spërkatini petullat me sheqer pluhur nëse dëshironi.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Karkaleca pikantë me arrë kokosi

Duket se shqiptarët e kanë zakon t’i ruajnë gatimet e detit për në fundjavë, ...

Si te zgjedhim avokadon perfekte

Avokado eshte nje nga ato frutat qe jane aq perfekte, si ne shije dhe ...

Toste Fantastike

Ne vijim te Tostit me te Mire ne Bote me dhane ca njerez ca idera ...

Biskota me çokollatë (perfekte për mëngjes)

Ua dëgjojmë shpesh amerikanëve si term “chocolate chip cookies”, dhe me shumë mundësi këto ...