mangia-benneLe te ndihemi pak si ne Toskane ose Sicili, ose ca po di une, ku perimet ane fantastike dhe shija e bukes te shkon ne shpirt. Ne listen e pjatave pa fund te nje dreke italiane, po kapemi pak me pjatat fillestare, per tu engledisur – por qe te jemi realist, une e dua te gjithen per vete dhe nuk e ndaj me njeri. (note: pika ne fund. Kujdes!)

Caponata eshte e ardhur nga fjala katalane Caponada e cila do te thote fjale per fjale “Dicka e lidhur si hardhite” dhe ka dale ne Sicili si nje pjate e preferuar e Detareve per arsyen e te paturit sasi te medha te uthulles ne te qe ndihmon ne mos prishjen dhe jetegjesine e nje gjeje te gatuar ne bord. Duke bere pak research arrita ne perfundimin qe ca thoshte njeri nuk thoshte tjetri keshtu qe po i bie shkurt dhe po them qe eshte nje gje super e mire.

Teknika e caponates eshte e lidhur me konceptin e te skuqures te ftohte. Ne vend qe te nxhedh vajin paraprakisht dhe te hedhesh perimet te skuqen, i le perimet te rrine ne vaj ne nje poce dhe i skuq te gjitha bashke. Nje nder arsyet kyesore te kesaj teknike, eshte perdorimi me i limituar i vajit pasi nuk ka aq sperkatje mqs vaji dhe perimet jane ne te njtejten temperature dhe gjeja me fantasitke eshte qe nuk i bie te pastroni aq shume sac pastronit me perpara.

  • 2 patellxhane te prera ne rrathe.
  • 1 finok i vogel i prere ne copa sa patellxhanet
  • kripe, piper
  • Vaj per te skuqur
  • cerek gote fara pishe
  • vaj ulliri
  • 2 hudhra te prera holle
  • 1 spec djeges i fresket i prere holle
  • cerek luge paprika
  • 1 gote domate e shtypur
  • cerek gote uthull vere te kuqe
  • 2 luge sheqer
  • cerek gote thana te thara (cranberries – i gjeni neper conade te paketuara)
  • Buke fshati/lepurushi ose whatever – mjaton ta tostoni dhe ta beni krokante per ta sherbyer.
  • Pak mjadanoz

Patellxhanet marinojini me me dy luge kripe dhe majdanoz ne nje tas dhe lerini per nja ca ore (3 do ishte ideale).

Shtrydhni ujin e tepert te grumbulluar ne peceta kuzhine dhe kombinojnin me finokun dhe vaj dhe vendosini ne nje tigan te madh te skuqen me zjar te larte duke i trazuar here pas here. Kjo do 20-25 minuta deri ta patllexhanet te skuqen dhe finoku te zbutet. Transferojini perimet ne nje pjate me letra kuzhine poshte, qe te thithin nje pjese te vajit. Gjate kesaj kohe, tostoni ne nje tigan stikat e pishes duke i trazuar gjate gjithe kohes – 4 minuta, sa te marrin nje faqe.

Skuqni me vaj ulliri qepet, specin djeges, hudhrat deri sa te zbuten per 6-8 minuta ne zjarr te mesem. Shtoni papriken dhe skuqeni per rreth nje minute sa te aktivizohet. Me pas shtoni domatet, uthullen dhe sheqerin, deri sa te vloje duke e trazuar qe te tretet sheqeri. Shtoni Stikat e pishes, thanat dhe miksin e pattlexhanit. Trazojeni der isa te jete nxehur mire dhe te kete avulluar nje pjese e mire e lengut. Marinojeni me kripe dhe shoqerojeni me buke te thekur.

A po ndiheni si ne toskane tani?

Tags:

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

Ads

You May Also Like

Receta bazike: Krepa!

E di që keni ngrënë krepa të paktën një herë në jetën tuaj. Qoftë ...

Oriz i embel me mango dhe arre kokosi

Elementet aziatike ne kuzhinen shqiptare jane teper minimale keshtu qe nje nder gjerat kryesore qe duhet ...

Sorbeto me mango

Mangot mund të jenë nga frutat më të shijshme që kemi fatin të provojmë, ...

Kruasant: Metoda e shkurtër

A mund të biem të gjithë dakord që kruasantët janë ushqimi i përkryer për ...