Si te gatuajme Sufle Spinaqi

Kjo eshte nga ato recetat teper borgjeze por qe ngelet aq e thjeshte ne pergatitje sa me ska. Qellimi eshte qe te zjejme spinaqin pak edhe pastaj ta fusim ne furre me salcen qe te piqet ne nje tave balte.

Disa nga keshillat para se te kalojme tek receta jane:

  1. Kjo eshte nje recete qe duhet bere nga pak. Mos u perpiqni te beni nje tave te madhe pasi pervec faktit qe eshte teper e rende, behet dhe shume e veshtire per tu menaxhuar pergatitja dhe pjekja. Perpiquni ta organizoni si nje pjate e pare ose thjesht shoqeruese me sallaten.
  2. Praktikisht salca e suflese eshte nje lloj beshamele – por une preferoj te hedh pana pasi i jep nje shije me interesante (plus eshte me e thjeshte per tu bere)
  3. Salcat e bardha dhe te trasha mbajne shume nxehtesi dhe si te tilla duhet te keni kujdes kur ti hani se do digjeni (ose me keq – perveloni gjuhen nga padurimi per ta provuar)
  4. Para se ta fusni ne furre, hidhini siper pak parmesan te grire – pasi do skuqet edhe do ti japi nje super shije e pamje kjokante.
  5. Une e provova me pak bacon te prere ne copa te vogla krokant – teper e rekomanduar nese doni ti jepni nje je ne sais quoi modern 😉

Si perfundim, kjo eshte nga ato recetat qe do ju japin shume pike kudo qe ta gatuani – po aq e thjeshte aq edhe e shijshme – per te mos thene sa e shpejte per tu pergatitur.

Do ju duhen:

  • Nje pako pana
  • Nje dore spinaq
  • gjysem qepe
  • Nje luge miell
  • pak bacon i prere ne copa te vogla dhe i skuqur deri sa te behet krokant
  • Kripe, Piper
  • Parmesan i grire per tja hedhur siper

Pergatitja

  1. Vendosni nje tenxhere me uje te vloje – sapo te jete duke vluar shtoni spinaqin me pak kripe dhe piper. Spinaqin gatuajeni si te doni (por mos harroni qe do kaloje 10-15 minuta ne furre
  2. Ngrohni furren ne 200 grade.
  3. Gjate kesaj kohe prisni gjysmen e qepes ne kubike te holla ose grijeni ne grirese – sipas deshires tuaj. Disa njerez e kane bezdi qepen disa jo. Kjo na duhet per ti shtuar nje fare konsistence suflese.
  4. Vendoseni ne nje tigan me pak vaj ulliri.
  5. Tani une jam i mendimit qe qepa do marinuar gjate kohes qe gatohet – ne menyre qe kur te kafshoni qepen te mos keni ate shijen “pa shije” por te jete dicka ineterante – kripe dhe piper mjafton
  6. Sapo qepa te jete bere transukulente (ose transparente) shtoni nje luge miell dhe trazojeni mire – ketu do keni pak probleme pasi nese tigani eshte super i nxehte dhe nuk e trazoni shpejt e shpejt mielli do te digjet. Nuk e duam kete apo jo?
  7. Kur cdo gje te jete miksuar mire, shtoni panen. miksojeni qe te jete nje mase e gjitha dhe mos kemi copa mielli neper tigan.
  8. Me pas shtoni spinaqin. Sigurohuni qe ta trazoni mire.
  9. Vendoseni te gjithe ne enen tuaj te preferuar te baltes, hidhni siper pak djath te grire (parmesan ne rastin konkret) dhe futeni ne furre. 10-15 minuta dhe eshte gati (ose sapo te skuqet mire djathi siper)
  10. Nxierni nga furra, lereni te rrije pak edhe futjuni me koke.

Mos harroni qe kjo eshte nje pjate qe duhet ndare me te tjeret! Mos u ankoni pse ju ra rende pastaj!

Tags:

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Kek me arra dhe shërbet

Kam një pyetje shumë të rëndësishme për ju: A mund të quhet një gatim ...

Receta bazike: Salca beshamel

Është nga salcat më të njohura e të përdorura, që çdo person i cili ...

Krem karamel

E quajmë krem karamel, por emri origjinal i kësaj ëmbëlsire është në fakt “flan”. ...

Biskota “Twix”!

Ëmbëlsirat me shtresa mund të jenë nga ëmbëlsirat më argëtuese në përgatitje, por domosdo, ...