Jam njohur me këtë sallatë tipike italiane vite më parë, kur isha një çupkë 10-vjeçare. Situata ishte e tillë: Kushërira ime, më e vogël se unë, zor se pranonte ta fuste djathin në gojë, i çfarëdo lloji qoftë… me përjashtim të mocarelës. Në mos gabohem, me këtë kryeneçësi vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Nuk e kuptova kurrë se çfarë nuk i pëlqente te djathi, duke qenë se unë jam tipi i personit që ha djathin me bukë, jo bukën me djathë. Po ashtu, mocarela më dukej e këndshme në pamje, si topth i bardhë e i butë që është, por jo edhe aq në shije. Ditët e sotme ama, ndonëse ende preferoj një sallatë të thjeshtë me domate dhe djathë të kripur lope apo dhie, kam mësuar ta kuptoj edhe bukurinë e një djathi të veçantë si mocarela.

Thënë kjo, duke qenë se kushërira nuk konsumonte djathë tjetër, në vend të sallatës greke që gjendet përhera në tryezën e shqiptarit, e ëma i përgatiste sallatë Kapri, dhe me kujdesin e dashurinë më të madhe. Nëse nuk e dini, sallata e Kaprit ka 3 përbërës thelbësore: domate, borzilok dhe djathë mocarela. Po të shihni ngjyrat, e kuqe, jeshile dhe e bardhë, e kuptoni që zëreni se po shihni dhe shijoni flamurin italian. Normalisht, nuk duhet të mungojë as kripa, pak piper, vaji i ullirit, dhe sidomos uthulla balsamike, perfekte për neutralitetin e mocarelës.

Më poshtë do t’ju japim 3 metoda se si mund ta përgatisni këtë sallatë.

 

Përbërësit (për 4-6 persona)
8 domate të mëdha të pjekura
gjysmë kg djathë mocarela
20 gjethe të mëdha borziloku, të copëtuara
kripë, piper, vaj ulliri, uthull balsamike

 

 

Përgatitja

Metoda e parë: Pritini domatet në feta 5 mm të trasha dhe vendosini në një pjatancë. Prisni mocarelën në feta në në të njëjtën trashësi dhe alternojini me domatet, duke futur midis tyre edhe gjethet e borzilokut. Ujdisini me kripë, piper, vaj ulliri dhe uthull balsamike sipas dëshirës tuaj (kujdes të mos e bëni shumë acidike).

Metoda e dytë: Prisni domatet në feta, por jo deri në fund, duke i lënë të lidhura me një pjesë të tulit, që të hapen si fizarmonikë. Midis prerjeve të domateve fusni feta të prera të mocarelës dhe gjethet e borzilokut. Spërkatini domatet me vaj ulliri, kripë dhe piper, uthull balsamike dhe shërbejini individualisht (nga 2 për person).

Metoda e tretë: Për këtë metodë në fakt, këshillohen më tepër domate qershizë, pra domatet kokërrvogël, me të cilat shoqërohet sallata e rukolës. Po ashtu, në vend të topthave të mëdhenj të mocarelës mund të gjeni në dyqane toptha të vegjël sa vetë domatet, që shiten të gatshëm. Në një tas fusni domatet të prera në gjysmë, topthat e mocarelës dhe gjethet e borzilokut të copëtuara. Ujdisini siç thamë më lart.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Sallatë me pulë të tiganit, mango dhe avocado

Ndonjëherë sallata në botëkuptimin tonë ka tendencën që të jetë disi e evitueshme, sa ...

Gatuaj pa Receta: Cheeseburger Epik

Meqenese po vjen fundjava, eshte e rendesishme te kuptohet qe mund te qelloje qe ...

Tapas: Gambas Al Ajillo | Karkaleca me Hudhra super te thjeshta

Post fundjaves te tejmbushur me mish te pafundem (eshte nje definçence e jona – ...

Eskallop viçi me limon

Më pëlqen të kem pjata të zgjedhura paraprakisht sa herë shkoj në restorante që ...

Roasted tomatoes & goat cheese toast

There is something about toasted bread that has always had my fancy. From simple ...