Dieta vegane sot nuk shihet me atë paragjykim që shihej në fillimet e saj para disa viteve. Nëse mendohej se veganët thjesht mbushnin barkun me sallatë e fruta, për shkak të dietës së varfër dhe opsioneve të pakta zëvendësuese, të apasionuarit mbas këtij lifestyle-i kanë eksperimentuar mjaft, dhe kanë arritur të gjejnë zëvendësit e ushqimeve të tyre të dashura, pa përdorur kurrfarë produkti apo nënprodukti nga kafshët.

Madje, ushqimet vegane kanë nisur t’i imitiojnë aq mirë ushqimet “the real deal”, sa edhe tekstura dhe shija e mishit është arritur të duplikohet dhe t’ua hedhë edhe mishngrënësve më të regjur. Ka plot video që e tregojnë këtë gjë në Youtube, nëse keni kureshtje. Në fund të fundit, nëse mund të marrësh një version të ngjashëm të mishit, të shëndetshëm dhe pa dëmtuar asnjë kafshë, pse të mos provohet njëherë veganizmi?

Sot do të trajtojmë disa biskota vegane me copa çokollate, sepse nuk mund të jetohet pa biskota të tilla. Fatmirësisht, në vend të qumështit normal mund të përdoret qumësht soje apo bajameje me të njëjtat rezultate fantastike, dhe të mos harrojmë edhe vajin e kokosit, i cili i jep biskotave një aromë të jashtëzakonshme.

Krahas recetës së sotme, kemi postuar edhe më parë receta vegane, të cilat mund t’i gjeni duke klikuar këtu.

 

Përbërësit

100 gr sheqer i bardhë

160 gr sheqer kaf

1 lugë çaji kripë

120 ml vaj kokosi

60 ml qumësht vegan (soje, bajame etj)

1 lugë çaji ekstrakt vanilje

190 gr miell

½ lugë çaji sodë buke

200 gr copa çokollatë të zezë vegane

 

 

Përgatitja

  1. Në një tas, shtoni sheqerin e bardhë, sheqerin kaf, kripën dhe vajin e kokosit dhe përziejini mirë me spatul derisa të bëhet masë e njëtrajtshme.
  2. Shtoni qumështin vegan, vaniljen, dhe përziejini sërish derisa masa të lëngëzohet.
  3. Sitni mbi përzierjen miellin dhe sodën e bukës, përziejini me spatul derisa të formohet brumi i biskotave. Shtoni copat e çokollatës së zezë vegane dhe përziejini me brumin.
  4. Vendosni qese plastmasi mbi tas dhe lëreni brumin mënjanë për 30 minuta.
  5. Me ndihmën e një luge, formoni toptha nga brumi dhe vendosini në një tavë ku keni shtruar letër furre. Futeni tavën në furrë me 180 gradë për 15 minuta.

Mund t’i shoqëroni biskotat tuaja me një gotë qumësht vegan, për t’i shkrifëruar më tej ato. Ju bëfshin mirë!

 

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Tost me djathe dele dhe domate te furres

Buka e thekur ka dicka, qe perhere eshte nje nder gjerat me te mira ...

Spaghetti cacio e pepe

Këto pastat të marrin në qafë. Kaq di të them. Për të mos thënë ...

Shkopa Mozzarella

Keto jane nga ato recetat “si neper filma” qe jane per te lepire gishtat. ...

Linguine me karkaleca, domate dhe spinaq ne salce gjalpi me hudhra

Une e di qe specialitetet indiane dhe te lindjes te mesme jane fantastike, por ...

Receta nga Izraeli: Shakshuka – Vezet si nga Tel Aviv

Shakshuka eshte nje gatim nga tunizia por qe eshte ekxtremalisht e perhapur ne Egjipt, ...