Pene me brokoli, pana dhe fileto pule

Eshte kjo koha tani qe po nderrohet gjaku dhe eshte bere pak problematike te motivohemi. Ndoshta edhe ndonje jave qe mund te jete kjo gjendje…boh, se di. Ama une di nje gje, pasi mbaroj pune e shkoj ne shtepi kam nevoje per dicka te mire edhe te shijshme, te mbushur me aromera te ngrohta qe te perkedhel stomakun…

Per ta arritur kete mjafton te kesh ne shtepi ndonje lloj paste, 1 kurore brokoli, 1 pako e vogel pana dhe nje gjysem gjoksi pule.

Sekreti i kesaj recete eshte tek pula! Ne shumicen e rasteve kur marrim ose gatuajme ndonje pasta me pule, kemi ate fileton e bardhe dhe si pa shije. Ne nga ana tjeter do bejme teresisht te kunderten – do te fokusohemi tek fileto bazuar ne keto dy rregulla kryesore:

  1. Fileton e pules do ta presim ne mes (butterfly) dhe do ta rrahim pak per te marre nje trashesi te njejte gjithandej. Po ta presim ne copa te vogla, ato do mblidhen dhe do leshojne shume nga lengjet e veta. Ne duam qe ne pjate te kemi nje cope filetoje te mire.
  2. Do ta marinojme pak me shume se zakonisht. Me qene se fileto do futet ne nje pjate me pana dhe pasta, eshte e rendesishme qe shija te ngelet e forte.

E di qe u lodhet dhe po shkoj tek receta menjehere.

Do ju duhet:

  • Nje Fileto pule te cilen e presim ne mes per te marre dy copa te medha te holla
  • Gjysem pako pene
  • Nje kuti e vogel pana
  • Nje kurore brokoli (ose sa te doni)
  • Kripe, piper, hudher e grire, paprika, fara te specit djeges

Pergatitja:

  1. Vendosni ujin te vloje per te bere makaronat.
  2. Gjate kohes qe uji vlon marinoni pulen. Sigurohuni qe ta marinoni pak me shume se heret e tjera.
  3. Sapo uji te vloje shtoni pene-t. Hidhini kripe, piper dhe pak vaj ulliri ujit.
  4. Gjate kohes qe behen penet, ne nje tigan te nxehte(sigurohuni qe eshte i madh), shtoni pak vaj ulliri dhe gatuani filetot e pules. Duke qene se jane te holla do ju mjaftojne vetem 3 minuta ne secilen ane.
  5. Normalisht ju po masni kohen per pene-t qe zakonisht duan 11 minuta per te qene gati – ju ne minuten e 6-te (ose 5 minuta nga fundi) shtoni brokolit e prera ne te njejten tenxhere. Brokolit do duan vetem 5 minuta per tu gatuar.
  6. Kur fileto e pules eshte gati, hiqini nga tigani, uleni zjarrin, shtoni pak hudher, shtoni panen qe te ngrohet. Sa te ngrohet prisni filetot e pules ne rripa gjatesore, shtojni tek pana. Ne kete pike do jene gati penet me brokolin. Shtojini edhe keto ne tigan me pak fara te specit djeges – miksojini mire me kujdes.
  7. Provojeni per kripe dhe piper. Nese cdo gje eshte sic duhet, ja ku u be
  8. Sherbejeni menjehere pasi eshte nje nga ato pjatat qe duhet e ngrohte.

Do ju rekomandoja qe ta shoqeronit me nje vere te kuqe super te thjeshte, mundesisht para televizorit duke u fiksuar pas My next guest needs no introduction me David Letterman

Tags:

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Sardele Seksi te marra ne dore

Ka dicka per kulturat e ndryshme qe me kenaq mua – nga se si ...

Souffle me djathë

Prezantimi i parë që kam pasur me souffle-në e famshme franceze s’ka qenë tamam ...

Ballakume (nga një zonjë Elbasani)

Mbase nuk jua kam thene, por jam nga Elbasani. Ne fakt, hahem here pas ...

Pule me speca qe te ngelet ne mendje

Para 3 vitesh per festen e Krishtlindjeve, mikesha ime me e mire kishte gatuar ...

Pasta me spinaq dhe domate ne nje tigan

Ditet e javes jane perhere te veshtira per te gatuar dhe per te gjetur ...