Krem çokollatë me Kahlua

Krahas ëmbëlsirave me pullë jeshile, pra të konsumueshme edhe nga fëmijë (siç është e udhës të gatuhen ëmbëlsirat), na pëlqen herë pas here ta përziejmë sheqerin me alkool. Pse jo, në fund të fundit? Një miksim i tillë ta bën më të lehtë kthimin në punë pas një fundjave të gjatë.

Nuk e di nëse i mbani mend pufkat Margarita që postuam para pak kohësh, me tekila brenda tyre?

Edhe kremi i sotëm i çokollatës përmban alkool meksikan, specifikisht likerin “Kahlua”, me kafe. Nuk mjafton të shërbesh një krem çokollatë, vetëm me çokollatë brenda saj. Duhet dhe pak “kick”, ndryshe velesh tërësisht. Ku është bukuria pastaj? Çdokush mund të shkrijë çokollatë dhe ta quajë ëmbëlsirë!

Normalisht, në raste ëmbëlsirash të tilla përsërisim: Mbajini kupat larg fëmijëve, ose gatuani edhe për ta krem veçmas, pa alkool.

 

Përbërësit (për 8 veta)

500 gr çokollatë në copa

90 gr gjalpë

60 gr sheqer pluhur

3 të verdha vezësh

gjysmë gote Kahlua

1 lugë kafe

0.5 l ajkë

 

 

Përgatitja

  1. Vendosni copat e çokollatës, gjalpin dhe sheqerin në një tenxhere dhe shkrijini në banjomari (tenxheren vendoseni sipër një tenxhereje tjetër mbushur me ujë që zien ). Kur të jenë shkrirë, fikni zjarrin, por tenxheren lëreni brenda në ujë të nxehtë.
  2. Ndërkaq, rrihni shpejt të verdhat e vezëve dhe pasi ta keni hequr tenxheren nga uji, shtoni vezët në kremin e çokollatës dhe përziejini vazhdimisht.
  3. Hidhni me kujdes edhe likerin Kahlua, jo vetëm në një vend, lugën e kafesë dhe ajkën. Përziejini me lëvizje nga lart poshtë, jo rrethore, derisa të njëtrajtësohen.
  4. Në fund, shpërndajini në gotat individuale dhe lërini të ftohen në frigorifer për 4 orë para se t’i shërbeni.

Shtoni sipër tyre edhe krem të rrahur dhe një kokërr kafeje si zbukurim.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Akullore me banane

Si te pergatisim akullore me banane.

Akullore me vetem nje perberessssss: Banane. Problemi me i madhe qe ne kemi me ...

Nutella: The delicious combination

Happy Nutella Day. This post is less about cooking and more about this unconditional ...

Pop up receta – E kuqja e vezёs

Jam rritur me kёtё recetё dhe ende e dashuroj. Vetёm e modifikova duke shtuar ...

Ëmbëlsira “Ishujt lundrues”

Zor se keni dëgjuar më parë për këtë ëmbëlsirë, apo t’ju kenë zënë sytë ...

Hulumtimet e se shtunes mbrema 12.03

Disa nder faktoret qe me bejne qe te shkruaj kete postim eshte kryesisht i ...