Biskota me mjedër, për çajin e mbasdites

Kemi postuar ditet e fundit mjaft receta embelsirash me cokollate, sepse te jemi te sinqerte, cokollata e ben gjithcka 100-fish me te shijshme.

Pufka te lezetshme me cokollate dhe akullore? Ja ku i keni.

Kupa me krem Mocha, per te shkundur pak kafen e perditshme? Ja receta e duhur per to!

Apo embelsira nderkombetare me cokollate, si brigadeirot dhe biskotat “Afgan”? Mos kerkoni me tutje!

Megjithate, bejme nje shkeputje nga cokollata dhe hidhemi te frutat, nektar i natyres per qiellzen tuaj. Sot kemi biskota te shijshme dhe te shkrifeta, me recel mjedre!

 

Perberesit (per afro 15 biskota)

125 gr gjalpe

125 gr sheqer

1 veze

gjysme luge esence bajamesh

220 gr miell

gjysme pakoje maja pluhur

recel mjedre

 

Pergatitja

  1. Ne nje tas te madhr rrihni energjikisht gjalpin me sheqer derisa te behet krem. Shtojini veze dhe esence bajamesh dhe rrihini serish.
  2. Sitni mbi kete perzierje miell dhe maja, dhe perziejini mire derisa te behet e bute dhe elastike.
  3. Me petes shtrini brumin ne nje siperfaqe te bere me miell dhe prisni forma nga ai. Mund te perdorni prerese te ndryshme brumi qe mund te keni, ose t’u jepni forme me thike, si per shembull forme zemre. Forma me e thjeshte qe mund te beni eshte forma rrethore, krijuar me buzet e nje gote.
  4. Mundohuni te krijoni sa me teper biskota nga brumi i pergatitur, dhe ne numer cift, pasi biskotat do te bashkohen me njera-tjetren.
  5. Per gjysmen e biskotave, hapni ne mesin e tyre nje vrime, ne forme te caktuar ose jo, sipas deshires tuaj.
  6. Verini biskotat ne nje tave te lyer me gjalpe dhe kalojini ne furre ne 180 grade per 15-20 minuta, derisa biskotat te piqen, por pa marre ngjyre te erret.
  7. Lerini te ftohen, pastaj vendosni mbi biskotat pa vrime recelin, dhe bashkojini me biskotat me vrime.

Keto biskota jane specialitet i qytetit anglez Shrewsbury, dhe sherbehen ne oren e cajit.

Ju befshin mire!

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Tendeca Aziatike me fileto pule dhe perime

Kohët e fundit jam përpjekur dhe kam eksploruar gatimet aziatike të cilat kanë një ...

Sanduic me bejkon

Sanduic me bejkon.

Receta e rradhes super e thjeshte eshte ne nje nivele komplet tjeter me gjithe ...

Çyreku i Pashkëve

Vite më parë, për njëfarë kohe, mamaja e kishte zakon të na blinte çyrek ...

Fettuccine me pule dhe salce alfredo

Nje nder gjerat me interesante dhe te thjeshta per te gatuar jane pastat dhe ...

Pule me qiqra, spinaq dhe xhinxher super e bute sic e ben india

Sot folem per Lindjen, ku ka me mire se sa orienti… Specialiteti I dites ...

Supë verore me domate

Në këtë vapë të nxehtë që ka pushtuar qytetin, që në qershor, imagjinoni më ...