E di qe eshte pak ftohte, por une jam pak llups nga natyra, keshtu qe skeni shpetim – do merreni me mua!

Tani, kjo milkshake, dihet nuk eshte ideja dhe krijimi im, por eshte e bere nga nje Shefe kuzhine me Yje Michelin a quajtur April Bloomfield dhe mund te lexoni me shume per te ketu.

April zgjatet e strezgjatet me kompleksitetin e ketij milkshake, por une po e bej pak me te thjeshte duke qene se, te jemi realist – ideja e te shpenzuarit disa ore per te bere nje milkshake mua me duke jashte kesaj bote 😛

Do ju duhen Biskota Oreo, akullore me mente(ose cfare do akulloreje qe ju pelqen ne fund te fundit), nje dopio crème de cacao, nje dopio crème de menthe (mos u trembni me alkoolin – nje fjali me vone vjen shpjegimi) dhe qumesht.

Vendosini ne nje mikser me shpejtesi te ngadalte ose mediu deri sa behen te gjitha bashke. Pastaj te gjitha bashke nje nje tas te mbyllur dhe lereni ne akull per rreth 2 ore ose sapo te kete formuar nej forme konsistente.

Sherbejeni ne nje gote te ftohte me oreo te shtypura siper.

Tani per alkoolin: Nese doni ta shijoni ne moment, mos vendosni alkool ne te – sepse kur miksohet me akulloren behet pak e ujshme (ndaj edhe arsyje a futjes ne frigorifer ne ngrirje). Mund te perdorni cfare do lloj alkooli te embel qe mendoni, por perpiquni ta kombinoni me llojn e akullores. Tani qe po e mendoj, sikur ma ka qejfi ta testoj me Disarono dhe akullore me vanilje.

Urra per fundjaven!

Rrini ngrohte dhe kujdes nga shiu!

Tags:

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

Ads

You May Also Like

Krem me çokollatë dhe portokall

Të përfitojmë sa jemi në stinë portokallesh, dhe të mos i hamë thjesht të ...

Kure Hangoveri: Bacon, Veze dhe djathe alla francezet

E dini qe eshte e premte? Dhe java ka ikur ekstrem shpejte? Teorikisht eshte ...

Kajmaklie me luleshtrydhe

Kajmaklia nuk është gjë tjetër veçse një kek-mafishe, i lehtë dhe i butë, i ...

Biskota me kafe moka

Nuk kam të ngopur me ëmbëlsirat që përmbajnë sado pak kafe brenda recetës së ...

Beef Wellington: Fileto Vici stil Wellington.

Shënim: Kjo recetë është aq fantastike dhe e shijshme sa mund të konsiderohet tepër ...