Tendeca Aziatike me fileto pule dhe perime

Kohët e fundit jam përpjekur dhe kam eksploruar gatimet aziatike të cilat kanë një përzgjedhje përbërësish të cilat janë pak te kushtueshme edhe të vështira për tu gjetur (po flas për Tiranën).

Rasti konkret – salca e midhjeve (oyster sauce) vjen në një shishe 1 litër dhe me një cmim goxha të kripur. Këtë, si në rastin e sotëm, ashtu edhe nëpër pjata të tjera do ta përdorësh në masën 1-2 lugë – qe e kthen nga përbërës në investim. Unë, me gjithe eksperimentet e kam blerë para 6 muajsh edhe Akoma nuk ka mbaruar.

Si e tillë, edhe recetat do të përpiqem si përshtas me ato salca që mund ti kemi në shtëpi, si edhe që gjenden në paketime të vogla.

Kjo receta e sotme ka një llogjikë të thjshtë, ku pastaj ndryshimet dhe përshtatjet mund ti bëni edhe vetë

  1. Baza është një proteinë – unë kam zgjedhur fileton e pulës pasi është më e thjeshta për tu gatuar, por ju mund të zgjidhni edhe ndonjë lloj mishi tjetër. Këtu merrni parasysh që pjesë të ndryshme kanë nevojë për sasi të ndryshme marinimi. Fileto e pulës, e cila është pa shumë shije vetë, do me shumë sesa fileto e viçit etj
  2. Prerja duhet të jetë në copa të vogla – përdorni gjatësoret pasi, ashtu siç gatuhen shpejt, nuk thahen tërësisht. Kjo vlen edhe për perimet.
  3. Perimet duhen prerë afërsisht në të njëjtën madhësi, por duhet të merrni parasysh që perime të ndryshme gatuhen me kohë të ndryshme.

Të kthehemi tek kjo e sotmja

Do ju duhen:

  • 1 fileto pule e prerë në copa gjatësore të holla
  • 2 karrota të prera me copa të holla (me atë që i qëroni)
  • 1 kokë brokoli
  • 1 qepë të vogël të prerë në copa gjatësore. Këtu do të rekomandoja qepët e njoma, por unë në atë moment nuk kisha, kështu që ato standarde janë prapë ok.
  • 2 kunguj të prerë në copa gjatësore.
  • Kripë, piper, salcë soje, salce midhjesh (sipas rastit)
  • Fara susami

Përgatitja:

  1. Marinoni fileton e pulës të prerë me kripë, piper, pak vaj ulliri, dhe 2 lugë salce soje. Këtë bëjeni në nje pjatë të thelle. Miksojini mire bashkë. Idealisht marinimi në salcë soje duhet të qëndrojë për rreth 30 min që ta thithi sic duhet.
  2. Vendosni një tenxhere me ujë të vlojë. Sapo të jetë duke vluar, hidhni brokolit. Brokolit janë gati për 5 minuta.
  3. Në një tigan të thellë, të nxehur mire, ne zjarr të lartë, hidhni pak vaj ulliri. Sapo të jetë ngrohur, hidhini fileton. Këtu me kujdes, pasi salca e sojës kërcet! Qëllimi këtu është që të mos ta mbingarkojmë tiganin – nëse keni më shumë pulë, bëni 2 tigane.
  4. Copat e pulës do duan 3 min nga secila anë.
  5. Sapo të jenë gati hiqini, dhe skuqni perimet një nga një. Karrotat vec, kungujt me qepet vec. Në secilin rast, perimet marinojini me kripë dhe piper.
  6. Kur të jenë gati të gjitha, hidhini në tigan bashkë dhe shtoni pak salce soje, dhe oyster sauce.
  7. Trazojini mire në zjarr të mesëm, sigurohuni që salca të jetë integruar me përbërësit edhe shtoni pak fara susami.
  8. Nëse do kishit qepë të njoma, gjysmat do ti skuqnit paraprakisht, gjysmat do ti shtonit tani.

Kjo pjatë shoqërohet shumë mire me pak oriz të bardhë.

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Koktejl karkalecash

Nga të gjitha ushqimet e detit, mund të them me siguri që karkalecat janë ...

Caj me Turmerik dhe mjalte me veti anti-inflamantore

Post fluturimeve dhe 2 javeve intensive, trupi duket sikur eshte rrahur. Nje zgjidhje eshte ...

Penne Alla Amatriciana

Pastat sic mund ta keni vene re ngelen nje nder gatimet tona te preferuara. ...

Rizoto me kërpudha

Ndonëse këtu në Delicious preferohen më tepër recetat e pastave të ndryshme (klikoni këtu ...

Ballakume (nga një zonjë Elbasani)

Mbase nuk jua kam thene, por jam nga Elbasani. Ne fakt, hahem here pas ...