Hallvë me grurë të shtypur

Nuk ka nevojë për prezantim kur vjen puna te hallva, kjo ëmbëlsirë e huazuar nga Lindja, që ende preferohet në Shqipëri. Çdo zonjë shtëpie ka recetën e saj personale të hallvës, ndonëse ngelet një ëmbëlsirë e thjeshtë, që rrotullohet vetëm tek pak përbërës.

 

Përbërësit

1 gotë çaji grurë i shtypur

1/3 gotë çaji vaj bimor

2 lugë gjalpë

2/3 gotë çaji bajame të qëruara

3 gota çaji qumësht

4 lugë sheqer

 

Përgatitja

  1. Në vaj skuqim grurin dhe bajamet në zjarr të dobët, derisa të marrin një ngjyrë të verdhë të errët. I shtojmë pastaj gjalpin.
  2. Qumështin me sheqer e ziejmë dhe ia shtojmë menjëherë përzierjes me grurë. I përziejmë, i vëmë kapak dhe i lëmë të ziejnë në zjarr të dobët.
  3. Pasi të ketë zier, hallvën e derdhim në forma të posaçme dhe e lëmë të ftohet. E spërkasim me sheqer pluhur.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Si të përgatisim reçel qershie

Nga të gjithë reçelnat që përgatit ime më, dhe ajo bën vërtet shumë, sepse ...

Qofte shtëpie të mira sa më ska

Qoftet janë një gatim tepër domethënës për rajonin tonë, nga Ballkani deri më Azinë ...

Simple Dominican Yellow yummy Rice

When I say Dominican I think of Punta Cana, beautiful beaches, filled with crazy ...

Brownie me dopio çokollatë

“Të hash e të vdesësh”… dhe nuk ka gjë që të shkakton vdekje më ...