Banane me çokollatë & sprinkles

Gjithmonë duam rezultatin më të mirë me mundin më të pakët, dhe gatimi nuk është më ndryshe në këtë pikë.

Për fatin tonë të mirë, kombinimi fruta + çokollatë nuk dështon kurrë, dhe duke qenë se frutat i kemi gati tashmë, na ngelet vetëm të shkrijmë çokollatën!

Mos harroni edhe toppings!

 

Përbërësit
4 banane
8 shkopinj akulloresh
250 ml çokollatë e shkrirë
1 lugë vaj kokosi
Sprinkles shumëngjyrëshe

Përgatitja
1. Vendosni letër furre mbi një tavë dhe lëreni mënjanë.
2. Prisni fundet e bananeve për t’u dhënë gjatësi të barabartë, më pas ndajini më dysh. Vendosni nga 1 shkop në secilën banana, vendosini mbi tavë dhe ftohini në frigorifer për 2 orë.
3. Përzieni çokollatën e shkrirë dhe vajin e kokosit.
4. Fusni bananet e ngrira në çokollatë, më pas rrotullojini në sprinkles.
5. Vendosini sërish në tavë dhe ftohini për 15 minuta, derisa çokollata të ngrijë.

Mund të zgjidhni edhe arra, arrë kokosi apo lajthi të thërrmuara në vend të sprinkles-ave.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Krem limoni, ëmbëlsira më e thjeshtë në botë!

Të jemi të sinqertë, ëmbëlsirat janë nga gatimet më të vështira për t’u përgatitur. ...

Fettuccine me pule dhe salce alfredo

Nje nder gjerat me interesante dhe te thjeshta per te gatuar jane pastat dhe ...

Darka e krishtlindjeve

Si te gatuajme per Darken e Krishtlindjes.

Darka e Krishtlindjeve eshte zakonisht burim stresi per cdo njeri qe mendon ta bej ...

Burrata Crispy Baked Patatoes

Long weekend ahead and there is something that we lack in this region – ...