Torta Mimoza

Jemi në shkurt, dhe krahas Shën Valentinit, le të mos harrojmë edhe lulet mimoza, me panoramën e artë që krijojnë.

Në nder të tyre, po ju japim sot recetën e tortës Mimoza, krejt si lulet në fjalë në pamjen e saj.

 

Përbërësit (për 6-8 veta)

1 dozë e gjysmë pandispanjë nga receta këtu

1 dozë krem pastiçerie nga receta këtu

200 ml ujë

100 gr sheqer

1 gotëz liker Grand Marnier

Përgatitja

  1. Pandispanjën ndajeni në 3 shtresa, njëra pak më e hollë se dy të tjerat. Hiqjani me kujdes koren e jashtme shtresës më të hollë dhe grijeni trashë, që të përftoni copëza.
  2. Zieni bashkë ujin, sheqerin dhe likerin Grand Marnier, për të përftuar shërbet.
  3. Lageni një nga disqet e mëdhenj të pandispanjës me shërbetin, vendosni një shtresë krem pastiçerie, me shumë sasi në qendër të tortës.
  4. Vendosni sipër diskun tjetër dhe lyejeni të gjithën, edhe në anë, me kremin e mbetur.

5. Copëzat e pandispanjës së grirë shtrojini sipër me spatula, për të krijuar efektin e lules mimoza.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Pule me qumesht arre kokosi, oriz dhe kerpudha krokante

Kohet e fundit kemi qene duke eksploruar receta disi me komplekse me qellimin e ...

Si te gatuajme supe me brokoli

Si te gatuajme Supe me Brokoli.

Ne keto dite te ftohta dimri qe po afrojne ska asnje gje me te ...

Pancakes me Kungulleshka

Me qene se eshte sezoni, le te rekomandojme disa receta sezonale. Kungulleshkat jane ato perime ...

Dashuria me Grand Marnier: Grand’O vere-vjeshte 2016

Grand Marnier per mua ka shume e shume kujtime te definuara shume mire dhe ...