Oriz i embel me mango dhe arre kokosi

Elementet aziatike ne kuzhinen shqiptare jane teper minimale keshtu qe nje nder gjerat kryesore qe duhet te bejme eshte ta rrisim ate impakt.

Ju duhet:

  • 1 gote oriz te gjate, jasmine eshte me i liri ose edhe lloj tjeter nese doni;
  • 1 kanace qumesht arre kokosi
  • 3 luge sheqer te kafte
  • Pak kripe
  • Mango e prere ne copa dhe e futur ne frigorifer
  • Zestin e nje lime
  • Feta lime
  • Fara susami te tostuara

Pergatitja:

Duke qene se orizi i ngjitur zakonisht gatuhet me avull ne nje ene bambuje, ne nuk do ta bejme ashtu. Per arsyen e vetme qe nuk kam ene bambuje dhe vallaj pertoj ti futem atij sporti. Keshtu qe me tenxhere eshte zgjidhja e duhur.

Qe te ngjitet tamam orizi duhet te rrije ne ne uje rreth 30 minuta. Hidhni kanacen me qumesht arre kokosi, nje gote ekstra uji dhe orizin ne nje tas dhe lereni te rrije.

Kur te jete gati menyre me e mire per ta gatuar ne avull eshte duke e mbuluar kapakun e tenxheres me nje peshqir ne menyre qe te marri lageshtine.

Ne kete pike hidhini ne nje tenxhere orizin me uje, pasi ta keni trazuar pak, pasi qumeshti i arres te kokosit do jete mbledhur siper. Shtoni edhe sheqerin, kripen dhe lereni te vloje. Pastaj vendosni siper kapakun me peshqir, uleni temperaturen dhe lereni te vloje per 15 minuta.

Pas 15 minutash, me nje pirun trazojeni dhe sigurohuni qe nuk eshte ngjitur ne fund dhe qe uji ka avulluar. Nese ska avulluar vendosni prape kapakun dhe lereni te vloje per 5 minuta te tjera (sipas rastit)

Shoqerojeni me copa mangosh, feta lie, fara susami te tostuara dhe pak zest lime-i.

Eshte e rendesishme ta hani menjehere kur eshte i ngrohte dhe normalisht me shkopa, pasi pa ato nuk ndihesh hic sikur po ha pak ushqim oriental.

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Sanduic me bejkon

Sanduic me bejkon.

Receta e rradhes super e thjeshte eshte ne nje nivele komplet tjeter me gjithe ...

Qofte të mbushura turke

Dikur, ne nje nga pushimet e mia verore ne Turqi, mes vargut te gjate ...

Tapas: Gambas Al Ajillo | Karkaleca me Hudhra super te thjeshta

Post fundjaves te tejmbushur me mish te pafundem (eshte nje definçence e jona – ...

Souffle me djathë

Prezantimi i parë që kam pasur me souffle-në e famshme franceze s’ka qenë tamam ...