Me perhapjen e veganizimit, degjojme gjithnje e me teper “falafel, falalel”… po çfarë janë ato vallë?

Qofte me qiqra, ardhur nga Lindja e Mesme dhe të shijshme, duhet thënë, këto qofte kanë edhe avantazhin e të qenit vegane, për ata persona me ideale të forta dhe rregulla të mirëpërcaktuara në lidhje me konsumin e kafshëve.

Qofshi ose jo veganë, ju sugjerojmë që të mos i lini pa i provuar!

 

Përbërësit (për 6-8 veta)

500 gr qiqra të thata

1 lugë sodë buke

1 qepë mesatare

2-3 thelbinj hudhër të grirë hollë

1 patate mesatare e qëruar

1 tufë e vogël majdanoz

1 lugë koriandër i bluar

1 lugë kumin

1 lugë rigon

1 lugë kripë

2 lugë miell

2 lugëza maja pluhur

0.5 l vaj për të fërguar

Përgatitja

  1. Vendosni në një enë qiqrat dhe sodën e bukës, mbulojini me ujë të fothtë dhe lërini për 24 orë. Shpëlajini mirë dhe kullojini.
  2. Vendosni qiqrat, qepën, hudhrën, pataten dhe majdanozin në një mikser dhe grijini. Shtoni koriandër, rigonin, kripën, kuminin dhe miellin dhe vazhdoni t’i grini derisa të përzihen me njëri-tjetrin. Lërini të pushojnë për 2-3 orë.
  3. Nxehni vajin në një tigan të madh.
  4. Hidhni majanë në përzierje dhe pastaj me ndihmën e një luge formoni toptha pak të shtypur.
  5. Skuqini topthat në grupe nga 4-5 derisa të prarohen. Thajini me letër kuzhine.

 

Përdorini qoftet falafel për të bërë toste, shoqëruar me sallatë jeshile dhe feta domatesh.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Amaretat, biskotat “cute”

Për çaj, për kafe, apo thjesht për të thyer atë urinë e mesnatës, që ...

VEGAN: Muffins me Thana dhe tershere

E keni parasysh qe here pas here duhen keto gjerat Vegan? Ju duhen: 3 ...

Tost me dardhe, spec djeges dhe gjalp

Ok keto tostet jane fantastike! Pse do do thoni ju? Sepse shume thjesht i ...

Pule me speca qe te ngelet ne mendje

Para 3 vitesh per festen e Krishtlindjeve, mikesha ime me e mire kishte gatuar ...

Menyrat e ndryshme sesi marinohet Pula.

Te gjithe e dine qe per te patur nje mish sa me te shijshem ...