Receta bazike: Krem pastiçerie

Nga recetat kryesore të pastiçërisë që duhet të dini, në jeni fans i përjetshëm i ëmbëlsirave, është padyshim receta e kremit të pastiçerisë.

Mund ta përfshini në kek e pufka brumi, apo thjesht ta konsumi siç është, nëse e dashuroni shumë!

 

Përbërësit (për 0.5 l krem)

5 të verdha vezësh

150 gr sheqer

40 gr miell (tipi 00)

0.5 l qumësht

1 stekë vanilje

Përgatitja

  1. Rrihni të verdhat e vezëve me sheqer dhe kur të zbardhet i shtoni miellin.
  2. Zieni qumështin me stekën e vaniljes, hiqeni stekën dhe shtojeni qumështin te vezët me sheqer e miell.
  3. Përzierjen vëreni në zjarr të ulët, duke e zier vazhdimisht derisa të mpaket.
  4. Hidheni kremin në një tas dhe lëreni të ftohet, mbuluar me plastmas, për të shmangur formimin e një cipe.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Byreku më i thjeshtë në botë

Unë jam rritur me konceptin që të djelave shkohet nga prindërit, edhe mami bën ...

Gazpacho Veror

E bukura e veres, te pakten perkundrjet frutave dhe perimeve, eshte qe ka mjaftueshem nga te ...

Cheesecake me oreo dhe Nutella e papjekur

Njёra ndёr shoqet mё tё mira pati datёlindjёn kёtё jave, kёshtu qё vendosa ta ...

Kek me çokollatë

Për plot 3 vite me radhë,  kur mamaja më pyeste se çfarë torte doja ...

U perpoqa te haja shendetshem ne restorantet e Tiranes.

Tirane moj tirane…nje pjate e servirur e nxehte dhe pa perime, e marinuar me ...