Krem me fruta pasioni

Një frut jo fort i përhapur në Shqipëri, fruti i pasionit meriton vëmendjen dhe vendin e tij në përgatitjen e ëmbëlsirave.

Gjynah të mos e shfrytëzosh një frut kaq të shijshëm dhe të veçantë, edhe pse pak të kripur në çmim.

Për më tepër, receta e sotme, kremi me fruta pasioni, ju lejon ta ktheni fare thjesht në ëmbëlsirë frutin e pasionit, pa u munduar aspak.

 

Përbërësit (për 4 veta)

10 fruta pasioni

450 gr sheqer

3 lugë gjalpë

4 vezë të mëdha, të rrahura lehtë

Përgatitja

  1. Pritni përgjysmë frutat e pasionit dhe hiquani tulin me një lugë. Vendosni tulin, sheqerin, gjalpin dhe vezët të ziejnë.
  2. Trazojini derisa sheqeri të tretet dhe kjo përzierje të ketë arritur 70 gradë. Masa e përftuar duhet të jetë kompakte, sa për të formuar një cipë në lugën e drunjtë.
  3. Pasi ta keni lënë kremin të ftohet, vendoseni nëpër kupa individuale dhe futeni në frigorifer për 4 orë para se ta shërbeni.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Pene me brokoli, pana dhe fileto pule

Eshte kjo koha tani qe po nderrohet gjaku dhe eshte bere pak problematike te ...

Si te gatuajme Sufle Spinaqi

Kjo eshte nga ato recetat teper borgjeze por qe ngelet aq e thjeshte ne ...

Kek me cokollate per 2 minuta

Embelsirat jane pak te veshtira ne mendjen time keshtu qe embelsirat e vetme qe ...

Jufka me pulë

Mishi i pulës është mishi më i dashur në shtëpinë time, dhe ndonëse shpeshherë ...

Banane me çokollatë & sprinkles

Gjithmonë duam rezultatin më të mirë me mundin më të pakët, dhe gatimi nuk ...