Sallata me laker pakez ndryshe me majonez dhe uthull molle

Koncepti i sallates ne rajonin tone eshte kryesisht i lidhur me thjeshtesine qe kombinojne perime te ndryshme se bashku me vaj ulliri, kripe dhe uthull (dhe kohet e fundit uthull balsamike – FYI – uthulla balsamike nuk perdoret gjithandej!) Koncepti i “Coleslaw eshte kryesisht i lidhur (te pakten ne ekperiencen time) me burgerin, patatet, dhe sallata qe i shoqeron – pratikisht, nje burger ka nevoje per patatet e skuqura dhe coleslaw qe te trajtohet si nje pjate e plote 😛 per te mos u futur me detajet e tjera – pula e skuqur!

Per kete ju duhen (perberes qe sasine ja vlen ta zgjidhni vete)

Majonez, uthull molle, mjalte, kripe, piper, laker e bardhe e prere holle, laker e kuqe e prere holle (kete mund te zgjidhni o njeren o tjetren, por kini parasysh qe lakra e bardhe eshte e embel, kurse e kuqja eshte e hidhur – perdorimi i te dyjave eshte ideal) dhe karrota te prera holle.

Pergatitja eshte shume e thjeshte. Ne fillim duhet ta nisim me salcen – qe dmth ne nje tas te madh, hidhni majonezin me te gjitha perberesit pervec lakres dhe karrotave. Rrihini mire deri sa te kombinohen bashke. Pastaj hidhni lakren dhe karrotat e prera holle dhe trazojeni.

Eshte e rendesishme ta sherbeni menjehere pasi ka nje freski qe te merr ne qafe.

 

 

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

Ads

You May Also Like

Receta klasike: Tiramisu!

Personalisht, jam fanse e madhe e ëmbëlsirave me ëmbëlsi dhe hidhësi brenda tyre. Nuk ...

Pule me ereza, agrume dhe kaperi

Te gjitha recetat qe kemi postuar deri tani kane patur si qellim kryesor nepsin ...

Llokume turke

Duhet ta pranojmë që nga Turqia, gjatë gjithë atyre viteve pushtim, kemi marrë edhe ...

Kek me çokollatë

Për plot 3 vite me radhë,  kur mamaja më pyeste se çfarë torte doja ...

Burger Tradicional i bere ne Shtepi

Burger, aq sa eshte nje tradine amerikane dhe ka nevoje per bbq dhe grille, ...