Kungulleshka të mbushura

Perimet e mbushura nuk janë pjatë e panjohur për ne, qofshin këto patëllxhanë, kunguj apo speca. Është gjithnjë e shijshme të hash harxhin brenda perimes-varkë, që ia shton edhe më tepër shijen gjatë pjekjes në furrë, dhe për më tepër, është si një surprizë e këndshme në brendësi të saj.

Megjithatë, nëse doni një drekë të shijshme e të ushqyeshme dhe me fare pak kalori, kungujt janë “ena” më e përshtatshme për harxhin me mish të grirë e oriz. Një racion me 2 kunguj përmban ku e ku më pak kalori se sa një racion patëllxhanë, le të themi, duke qenë se këta të fundit janë mjaft të yndyrshëm.

Tava me kunguj të mbushur është një pjatë mjaft  e përhapur edhe në Mesdhe, me origjinë nga Lindja e Mesme.

 

 

 

 

Një shkëputje e vogël: Nuk e di a i keni lexuar vëllimet “Një mijë e një netë”, por m’u kujtua ky pasazh nga përrallat e mrekullueshme arabe:

Derisa qenka puna kështu, – vërejti princesha, – duhet menduar qysh tani për përgatitjen e një dreke të denjë për madhërinë e tij dhe për këtë gjë është mirë të këshillohemi me zogun që flet; ndoshta ai do të na thotë ç’gjellë i pëlqejnë më shumë madhërisë së tij”.

Meqë princat e miratuan mendimin e saj, ajo u këshillua me zogun mënjanë, mbasi qenë larguar vëllezërit.

Zog, – i tha ajo, – sulltani po na nderon duke ardhur për të parë shtëpinë tonë dhe ne na duhet ta gostitim; na thuaj ç’duhet të bëjmë që ta kënaqim sa më shumë”.

E dashur ime zonjë, – u përgjigj zogu, – ti ke akçinj të mrekullueshëm: ata le t’i shkrinjë aftësitë e tyre, po në mënyrë të veçantë t’i përgatisin një pjatë me kungulleshka të mbushura me perla, të cilën duhet t’ia vësh përpara sulltanit si gjellën e parë e më të mirë.

Kungulleshka të mbushura me perla! – thirri princesha e habitur. – Ç’janë këto që thua, o zog? Një gjellë e tillë as është parë, as është dëgjuar! Sulltani mund ta sodisë si stoli, po ai do të ulet në tryezë për të ngrënë e jo për të soditur perlat. Madje edhe sikur të përdor të gjithë perlat që mund të kem, nuk do të mjaftojnë për të mbushur kungulleshkat.

E dashur ime zonjë, – shtoi zogu, – bëj si po të them dhe mos u bëj merak fare për të tjerat; do të bëhet si është më mirë…

 

 

 

Përbërësit (për 6 racione)

1 ½ kg kunguj të mëdhenj

750 gr mish i grirë

½ filxhan oriz

2 qepë mesatare të grira

kopër, kripë, piper

 

Përgatitja

  1. Pastroni dhe lani kungujt, ndajini në mes për t’i mbushur më lehtë dhe dy gjysmat gërryejini përbrenda duke u lënë një boshllëk.
  2. Në një tigan, skuqni qepët e grira, mishin dhe të brendshmet e nxjerra të kungujve. Shtojuni edhe kopër, kripë, piper gjatë skuqjes. Pasi të jenë bërë gati, hiqeni harxhin nga zjarri dhe shtoni edhe orizin.
  3. Me këtë mbushje, mbushni gjysmat e kungujve, por deri në ¾ e tyre. Shtrojini kungujt në një tavë dhe hidhini tavës ujë derisa kungujt të mbulohen paksa. Piqini në furrë me 200 gradë, duke i parë herë pas here. Kur njëra anë të jetë pjekur, kthejini në anën tjetër.

Ju bëfshin mirë!

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Cocktail veror me gin dhe manaferra te fresketa

E keni parasysh ate pjesen gjate gatimit qe do te engledisesh me dicka. Per ...

Krem me liker & çokollatë të bardhë

Ndonëse jam fanse e çokollatës se zezë apo me qumësht më tepër, nuk e ...

The lazy breakfast solution

This is even before coffee so readers beware. I am the type of person ...

Fishop

Nese peshku dhe frutat e detit jane dobesia juaj, athere Fishop eshte nje nder ...