Biskota me kafe moka

Nuk kam të ngopur me ëmbëlsirat që përmbajnë sado pak kafe brenda recetës së tyre. Mendoni tiramisunë, apo të shijshmet çokollata “Pocket Coffee” – për mua janë kokë më kokë me “Ferrero Rocher”.

Një ëmbëlsirë tejet e ëmbël nuk ka se si të jetë e plotë, pasi duhet edhe një element ekstra, një “kick” për qiellzën tonë. Kafeja është përbërësi sekret, sidomos për shqiptarin, po të mendojmë se sa shumë e duam një (apo 5) filxhanë kafe në ditë, pa orar.

Biskotat me kafe moka që do të ndajmë sot me ju janë perfekte për në mëngjes, për të shoqëruar apo edhe zëvëndësuar të pamungueshmin filxhan kafeje.

Për më tepër, pafka e çokollatës në qendër të tyre është një detaj i përsosur, sepse kujt s’i pëlqen një ëmbëlsirë me copa çokollate brenda saj?

Kafe dhe çokollatë… s’ka si bëhet më mirë.

 

Përbërësit

125 gr gjalpë

125 gr sheqer

2 lugë kafe e bluar shumë imët

1 lugë esencë vanilje

150 gr miell

gjysmë pakoje maja pluhur

pak kripë

rreth 30 pafka çokollatë të bardhë/të zezë

Përgatitja

  1. Rriheni gjalpin me sheqer sa të bëhet krem. Shtoni kafenë dhe vaniljen dhe përziejini mirë.
  2. Sitni miellin bashkë me majanë e kripën dhe shtojani masës së parë duke e përzier mirë. Me përzierjen e përgatitur formoni topa dhe vendosini në një tavë të lyer me gjalpë.
  3. Me pëllëmbën e dorës shtypini topat lehtë dhe vendosuni në qendër nga një pafkë çokollatë të bardhë apo të zezë.
  4. Kalojini në furrë me 160 gradë për 15-20 minuta. Shërbejini me kafe apo kapuçino.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Luftë Cheesecake-sh/ Cheesecake amerikan

Shtrova në Instagram (@deliciousalbania) pyetjen se cila ëmbëlsirë jua mbushte më tepër syrin: cheesecake-u ...

Te gatuash per veten: Seria 4 – Merr dreken me vete

Te marresh buke me vete, e thene ne shqip i jep nje konotacion aq ...

Humultimet e te premtes date 13.05

Pas nje jave te gjate nga ato te dhunshmet, e rendesishme eshte te themi ...

“Oriz i zi” me çokollatë

S’merret vesh moti! Nga një fundjavë ku të gjithë ishim në plazh, duke marrë ...

Banane të karamelizuara me mjaltë & arra

Është nga ëmbëlsirat më të thjeshta për t’u përgatitur, që ime më e ka ...