Linguine me oktapod dhe ullinj - 32g proteina, 30 minuta
Pasta me oktapod dhe ullinj te gjelbur ne salce domatesh - duket restoran, behet ne gjysme ore.
Oktapodi ka nje nivel kompleksiteti ne te gatuar qe e ben pak jo shume te "aksesueshme" si qasje. Besoj e keni degjuar, qe kur e merr te fresket duhet ta "rrahim" por ne ditet e sotme, shumica e markatave te peshkurt e bejne me nje makineri. Gjithsesi, para se ta merrni, pyesni. Ne rasin e recetes time, une morra nje kembe oktapodi e cila ishte e gatuar tashme. Fatkeqsisht, nuk para kam as kohen, dhe as deshiren te merrem me "salltanetet" e oktapodit.
Nese keni oktapod te fresket, ben - nuk diskutohet, por duhet te zieni para. Vendoseni ne uje te kripur (si deti) dhe lereni te zieje 40-60 minuta, derisa ta prisni me thike pa rezistence pasi duhet te jete e bute. Pastaj vazhdoni si me ate gati.
Perberesit (2 porcione)
- 200g linguine
- 300g oktapod i gatuar (i prere ne copa 2-3 cm)
- 150g ullinj me berthamen e hequr, te prere ne copa te vogla
- 400g salce domate ose domate te fresketa
- 3 thelpinj hudhra
- 3 fileto acuge (nga ato me vaj)
- 2 luge gjelle vaj ulliri
- 1 filxhan i vogel vere te bardhe
- Kripe, piper, pak chili
- Majdanoz i fresket siper
Pergatitja
- Vendosni ujin e makaronave te vloje, normalisht te kripur.
- Ngrohni vajin e ullirit ne nje tigan te madh. Shtoni hudhrat e prera holle dhe acuget. Ziejini ne zjarr mesatar rreth 2 minuta, duke i trazuar - acuget do te "shkrihen" ne vaj. Hudhrat e prera holle digjen shume kollaj, kujdes.
- Shtoni oktapodin. Lereni te marre ngjyre 3-4 minuta pa e trazuar shume - do vetem nje sy.
- Nese po perdorni vere, hidheni tani. Lereni te avulloje 1 minute.
- Shtoni domaten e copetuar dhe ullinjt. Pastaj kripe, piper dhe chili. Lereni te zieje ngadale 10-12 minuta derisa salca te trashet pak.
- Nderkohe, gatuani linguinen sipas udhezimeve te paketimit. Mbani 1/2 filxhan uje makaronash para se te kulloni.
- Hidhni makaronat direkt ne tigan me salcen. Trazoni mire, shtoni pak uje makaronash nese e shihni te nevojshme.
- Sherbejeni menjehere me majdanoz te fresket siper.
Makro (per porcion)
| Kalori | ~520 kcal |
| Proteina | ~32g |
| Karbohidrate | ~62g |
| Yndyre | ~13g |
Acuget dhe ullinjt jane me kripe - mos shtoni kripe pa shijuar fillimisht.
Personalisht mendoj qe eshte nje recete speciale, plot shije ndryshe dhe kombinimi i oktapodit me ullij dhe me salce per mua ishte shume interesant.