Krem me çokollatë dhe portokall

Të përfitojmë sa jemi në stinë portokallesh, dhe të mos i hamë thjesht të qëruar, ndonëse janë perfektë ashtu siç janë.

Megjithatë, çdo gjë bëhet më e mirë me çokollatë!

 

Përbërësit

300 gr çokollatë

100 gr sheqer pluhur

250 gr gjalpë

Gjysmë gote liker portokalli ose lëng portokalli nëse s’keni

600 ml ajkë

8 të verdha vezësh

125 gr sheqer

 

Përgatitja

  1. Vendosni çokollatën, sheqerin, gjalpin, dhe likerin e portokallit në një enë dhe shkrijini në banjomari, duke i përzier herë pas here. Fikni pastaj zjarrin por lëreni enën brenda në ujin e vluar.
  2. Rrihni të verdhat e vezëve, hiqni çokollatën nga banjomaria dhe shtojini vezët e rrahura. Bëjini njësh me çokollatën, do t’ju duhen 10 minuta.
  3. Hidhni aty edhe ajkën dhe mos e rrihni në lëvizje rrethore, por nga lart poshtë, derisa të njëtrajtësohet.
  4. Vëreni ëmbëlsirën në një enë dhe ftoheni në frigorifer për 3 orë para se ta shërbeni.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Banane me çokollatë & sprinkles

Gjithmonë duam rezultatin më të mirë me mundin më të pakët, dhe gatimi nuk ...

Si te gatuajme Kulacka ne tigan

E gjithe kjo histori nisi te djelen ne mengjes kur u zgjova me nje ...

Ëmbëlsira me luleshtrydhe dhe maskarpone

Djathi e ka gjetur prej kohësh vendin e tij në ëmbëlsira, po të mendojmë ...

Caipirinha me manaferra

Sezoni i manaferrave ka filluar dhe eshte e rendesishme qe keto fruta, kaq te ...