Kruasant: Metoda e shkurtër

A mund të biem të gjithë dakord që kruasantët janë ushqimi i përkryer për në mëngjes? Edhe për hamësit që preferojnë gjëra të kripura për të nisur ditën e tyre, një kruasant mund ta kthesh gjithnjë në një “sanduiç”, me pak proshutë, djathë e vezë, për sa kohë nuk ka çokollatë, reçel apo krem pastiçerie brenda saj.

Duhet të dini që kruasantët nuk janë të lehtë në përgatitje, nëse doni t’i hyni nga fillimi. Brumi i tyre kërkon shumë punë, për të arritur atë përbërjen e butë dhe të lehtë të saj. Është e pamundur t’i përgatisësh që në mëngjes, sepse brumi do kohën e tij për t’u ngritur dhe ka 1001 palosje dhe një bllok të tërë gjalpi (kërkojeni në Google po s’na besuat).

Sot do t’ju japim një “shortcut” për të marrë kruasantë po aq të shijshëm, me 1/100 mundim të kruasantëve tradicionalë.

 

Metoda e shkurtër

Përbërësit

1 pako petë sfoliat (zakonisht përdor petët sfoliat “AK”, gjenden në çdo supermarket)

Për mbushjen: pafka çokollate të thjeshta, reçel, Nutella, ose krem pastiçerie (klikoni këtu për recetën), sipas dëshirës tuaj

1-2 vezë të rrahura për ngjyrë

 

Përgatitja

  1. Hapni petën sfoliat mbi një sipërfaqe me miell (peta të mos jetë e ngrirë) dhe shtrojeni edhe pak më tepër me petës në formë drejtkëndore, por pa e holluar shumë atë. Thjesht po përpiqemi të marrim kruasantë sa më të mëdhenj.

Mund të nxirrni 6 kruasantë të kënaqshëm nga një petë sfoliat, nëse i jepni formën tradicionale majuce, ose edhe 8 nëse formoni kruasantë drejtkëndorë (këta quhen pain au chocolat).

Kini parasysh që nëse tentoni formën majuce të kruasantëve, ta theksoni më tepër formën drejtkëndore të petës, duke i dhënë gjerësi shumë më tepër se gjatësi, ndërsa për formë drejtkëndore kruasanti, përmasat e petës mund të jenë të përafërta.

  1. Tani është koha të prisni brumin. Për pain au chocolat thjesht priteni brumin në 8 kuadrate të vegjël të barabartë. Vendosni në njërën anë të tyre çokollatën, reçelin apo mbushjen e preferuar, jo shumë për të mos u derdhur jashtë, dhe nisni ta rrotulloni anën deri në fund.

Për kruasantët majucë tradicionalë, duhet të prisni petën në formën trekëndore të treguar më poshtë, duke prerë lart e poshtë. Do prisni vetëm 6 copë, ku 5 copë i prisni menjëherë. 2 trekëndëshat kënddrejtë të anëve bashkojini dhe shtrijini në një trekëndësh të gjashtë.

Prisni fare pak në mes bazën e trekëndëshave (siç tregohet në foto), për t’i dhënë formë të harkuar më lehtë kruasantit.

Vendosni mbushjen në bazën e trekëndëshave, kapni bazën dhe rrotullojeni derisa të marrë atë formën e bukur si guaskë.

  1. Vendosini kruasantët në një tavë me letër furre, lyejini me vezën e rrahur për t’u dhënë ngjyrë të bukur dhe piqini në furrë me 180 gradë, derisa të marrin ngjyrë të artë.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Jemi shqiptare, por hame si franceze

Ne botekuptimin tone alla shqiptarce, francezet jane ata njerezit teper te rafinuar, qe levizin ...

The childish reincarnation of a fully grown adult “SMORES Sandwiches”

Who doesn’t like SMORES? Who doesn’t like sandwiches? Who doesn’t like toast? FYI – ...

Lepur me mustardë dhe trumzë

Nga varietetiet e mishrave që duhet të provoni në jetën tuaj, mishi i lepurit ...

[Gallery] A hole in one – Cute Fried eggs with a hat

Also known by waay to many creative names “toad in the hole”, “gashouse eggs”, ...

Banane të karamelizuara me mjaltë & arra

Është nga ëmbëlsirat më të thjeshta për t’u përgatitur, që ime më e ka ...