Pule me qiqra, spinaq dhe xhinxher super e bute sic e ben india

Sot folem per Lindjen, ku ka me mire se sa orienti…

Specialiteti I dites eshte pule indiane, picante dhe aq e mire qe zakonisht hahet me oriz te bardhe ose pite te tostuara ne tigan.

Pergatitja ngelet ne nje thjeshtesi standarte, pa ndonje shkence dhe e vetmja gje qe duhet te beni eshte te shtoni perberesit nje nga nje ne tigan.

Ju duhet

  • Nje tigan I madh dhe nje tenxhere qe futet ne furre (mund ti beni ne nje tenxhere qe futet ne furre thjesht nese pertoni)
  • I luge vaj
  • 6 kofsha pule (kesaj rradhe hiqini lekuren, pasi u ankuan ca njerez 😛 )
  • Kripe, Piper
  • 1 luge gjalp
  • 2 qepe te medha te prera holle
  • 4 hudhra te prera holle
  • 1 luge e gjysem xhixher I grire/prere holle
  • 2 luge te vogla coriander
  • 2 luge te vogla pluhur kumin
  • 2 luge te vogla turmeric (nese nuk keni as njeren as tjetren, mund ta beni dhe pa to, por humbet shija indiane – gjejini neper cepat e erezave ne supermarketet e lagjes ose padyshim ne neranxi/conad)
  • Cerek luge te vogel piper I kuq
  • 1 kanace qiqra te shplara ne uje
  • 2 gota uje te ngrohte me koncentrat pule
  • Spinaq I vogel
  • Cerek gote kos
  • Cerek gote majdanoz te fresket.

Pergatitja

Ngrohni furren ne 170 grade.

Vajin nxeheni ne nje tigan te madh te rende ne zjarr te mesem/larte. Marinojeni pulen me kripe dhe fillojeni skuqeni duke ulur nxehtesine here pas here qe te mos digjen. 8-10 minuta per cdo cope pule. Kalojeni ne pjate

Shtoni gjalpin dhe qepet ne vajin e ngelur dhe skuqeni per 10-15 minuta deri sa qepet te zbuten dhe te behen te arta ne ngjyre. Hidhni hudhrat, xhinxherin, coriander, kumin, turmericun dhe piperin e kuq dhe duke e trazuar gjate gjithe kohes skuqeni per rreth 1 minute sa erezat te aktivizohen. Shtoni qiqrat dhe 2 gotat e ujit me koncentrat pule. Shtoni pulen dhe te gjitha keto lengje ne nje tenxhere, mbulojeni me uje nese eshte e nevojshme deri tek trecereku I pules, vereni te vlohet, mbulojeni pastaj me nje kapak dhe futeni ne furre. Gatuajeni per rreth 45-55 minuta ose deri sa me pirun nuk keni problem ne mishin. Lereni te ftohet  me kapak te zbuluar. Lenja te ftohet ndikon ne trashjen e salces.

Para se ta sherbeni:

Ngroheni te gjithe tenxheren dhe kaloni vetem pulen ne pjate. Mbulojeni mos ftohet. Ne tenxhere qe ka ngelur vetem salca, shtoni spinaq, mbulojeni dhe hiqeni nga zjarri. Lereni per 5-7 minuta. Shtoni kosin avash avash. Ne kete pike, cfare bej une ne menyre qe e gjitha te ngrohet sic duhet, kaloj pulen me zjarr shume te ulet (pasi ka kos) dhe e le te ngrohet.

Sherbejeni ne nje pjate te madhe dhe dekorojeni me majdanoz te fresket

KAQ.

 

Tags:

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

Ads

You May Also Like

Biskota të shkrifëta me gjalpë

Thonë që gjalpi është sekreti i jetës. Të paktën, kështu kam dëgjuar në filmin ...

French Toast i mbuluar me djath krokant

Duke u fokusuar ne pertacine qe karakterizon shiu, sot kam nje rekomandim aq te ...

Biskota krokante me cokollate dhe arre kokosi

Pёrbёrёsit 500 g Corn Flakes 250 g Gjalpё 100 g Sheqer tё kaftё 150 ...

Aperol Spritz me Grapefruit & Vodka

Nje nder aperitivet kryesore italiane dhe nje nder gotat e preferuara edhe neper baret ...

Kalcone (Pica e palosur)

Vështirë të mos e njohim krejt si popull këtë gatim. Gjendet në çdo piceri, ...