Zor se keni dëgjuar më parë për këtë ëmbëlsirë, apo t’ju kenë zënë sytë diçka të ngjashme me të. I quajmë “ishuj lundrues”, por në frëngjisht, si recetë franceze që është, ëmbëlsira quhet “Oeufs a la Neige”, që do të thotë “vezë dëbore”. Këto format e këndshme ovale të bardha që shihni pra, nuk janë gjë tjetër veçse të bardha vezësh të rrahura në merengë. Nëse jemi mësuar t’i fusim merengat për t’i pjekur dhe kthyer në mafishe, sot do të bëjmë tjetër gjë.

Me që ra fjala, nëse jeni kuriozë të përgatisni mafishe kërce me forma të bukura, receta e tyre ndodhet këtu.

Si gjithmonë, lërja francezëve në dorë për t’i kthyer përbërësit e zakonshëm në një shkencë të vërtetë. Kujt ia merrte mendja që nga vezët mund të nxirrje një ëmbëlsirë kaq të komplikuar? “Ishujt lundrues” kërkojnë fillimisht përgatitjen e një salce me vezë (quajtur “custard” në anglisht), më pas rrahjen e të bardhave të vezëve në merenga. Mbi të gjitha këto, duhet të përgatisni edhe karamelin tuaj, por sigurisht, gjithmonë mund të blini shishe të gatshme karameli në dyqan!

Përbërësit (për 4-6 persona)
Për merengën
4 të bardha vezësh të mëdha
160 gr sheqer shumë i imët
Për salcën
8 të verdha vezësh
600 ml qumësht
50 gr sheqer
1 lugë ekstrakt vanilje
Për karamelin
150 gr sheqer

Përgatitja
1. Nisim me përgatitjen e salcës. Vendosni qumështin të ziejë me ekstraktin e vaniljes në nxehtësi mesatare në të lartë, duke përzier vazhdimisht. Kur të ketë zier, hiqeni tenxheren nga zjarri dhe mbulojeni. Lëreni mënjanë për 15-20 minuta.
2. Në një tas, rrihni të verdhat e vezëve me sheqerin për 2-3 minuta, derisa të bëhet salcë kremoze dhe e trashë. Përdorni mikser për lehtësi. Shtoni ngadalë qumështin e zier, gjithnjë duke përzier, dhe rikthejeni përzierjen në tenxheren e qumështit. Vëreni tenxheren në zjarr mesatar në të ulët dhe me lugë druri përziejeni vazhdimisht derisa salca të trashet, të jetë aq e qëndrueshme sa të mbulojë kurrizin e lugës. Fikeni zjarrin dhe kalojeni menjëherë salcën e trashur në një tas të ftohtë dhe lëreni të ftohet, duke e përzier herë pas here nga pak.
3. Vazhdojmë me merengën. Mbushni një tenxhere të madhe me ujë deri në gjysmë dhe vëreni në zjarr të vlojë.
4. Në një tas, rrihni të bardhat e vezëve me mikser elektrik derisa të bëhen shkumë e dendur, më pas, gjithnjë duke rrahur me mikser, shtoni pak nga pak sheqerin e imët, vetëm 2 lugë sheqer për çdo herë, ndryshe shkuma prishet. Kështu bëhen merengat. Merengat duhet të jenë të dendura, të qendrueshme dhe me shkëlqim.
5. Duke përdorur 2 lugë të mëdha, me njërën merrni masë nga merenga, ndërsa me lugën tjetër rrëshqiteni merengën në ujin që vlon . Punoni me nga 3-4 merenga për çdo herë në tenxhere, derisa merenga të mbarojë. Ziejini merengat në ujë për 2-3 minuta secilën, duke i kthyer anën derisa merengat të jenë forcuar. Me një lugë me vrima, merrni merengat me radhë dhe kullojini në një pjatë ku keni shtruar letra kuzhine.
6. Në tasa indiviualë, hidhni sasi të barabarta nga salca e trashë që përgatitëm më lart, tashmë e ftohur, dhe shtroni sipër salcës nga 1-2 merenga pasi të kenë kulluar.
7. Për të bërë karamelin, hidhni sheqerin në një tenxhere të vogël me 3 lugë ujë. Vëreni të ziejë në flakë të lartë, që sheqeri të shkrijë, duke rrotulluar tenxheren që nxehtësia të shkrijë të gjithë sheqerin. Mos përzieni me lugë! Shurupi duhet të marrë ngjyrë karamel të errët, dhe kujdes të mos e digjni. Menjëherë shtoni karamelin e përgatitur mbi merengat dhe salcën, duke e spërkatur me lugë mbi to në formë zig zag.
Shërbejeni ëmbëlsirën të ftohtë.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Recetat e Mamit: Pispili me spinaq dhe borzilok

Mbaj mend qe kur isha i vogel, koncepti i pispilise ishte nje gje qe ...

Si te gatuajme Biftek me gjalp dhe perime te furres

  Vazdojme e flasim per gjera te mira dhe te thjeshta dhe receta e ...

Toste Fantastike

Ne vijim te Tostit me te Mire ne Bote me dhane ca njerez ca idera ...

Biskota “Twix”!

Ëmbëlsirat me shtresa mund të jenë nga ëmbëlsirat më argëtuese në përgatitje, por domosdo, ...

Negroni: Aperitivi Superior

Eshte e premte dhe e premtja do pakez alkool para darke, vere gjate darkes, ...

Si të përgatisim xaxiqi

Zor se ka shqiptar që nuk e njeh këtë “salcë”, ardhur nga shteti fqinj ...