Receta bazike: Mafishe që të shkrijnë në gojë

Kam zakon që sa herë dal nga mësimi, të blej 30-50 lekë mafishe te pastiçeria pranë fakultetit tim.

Si ia bëj që ruaj peshën trupore? Mos më pyesni, është mister. Megjithatë, e di që kam për t’i parë pasojat e këtyre pufkave të shijshme shkumore mjaft shpejt, nëse vazhdoj me këto ritme.

Ndërkohë, kaq të thjeshta sa qenkan mafishet për t’u përgatitur, s’po i harxhokam më lekët te pastiçeria ku jam bërë kliente besnike. Më mirë t’i gatuaj paraprakisht në shtëpi, dhe t’i marr si snack në shkollë!

 

Përbërësit (për 12-14 mafishe)

E bardha e 2 vezëve

100 gr sheqer i imët

Gjalpë për të lyer tavën

 

 

Përgatitja

  1. Të bardhat e vezëve rrihini në një tas të madh derisa të bëhen borë e trashë.
  2. Shtoni sheqerin lugë pas luge, asnjëherë më shumë, sepse prishet konstrukti i mafisheve, dhe vazhdoni t’i rrihni.
  3. Me lugë, hidhni në distanca të rregullta sasi nga masa e përgatitur në një tavë të bërë me gjalpë. Kalojini në furrë me 120 gradë derisa mafishet të bëhen të thata dhe kërcitëse, gjë që mund të dojë më shumë se 1 orë, në mos 1 orë e gjysmë. Kontrollojini vazhdimisht.
  4. Pasi të jenë pjekur mirë dhe ta mbajnë formën e tyre, pa u ulur në volum me ftohjen, ftohini në një rrjetë pastiçieri, pastaj ruajini të mbyllura mirë në një kuti teneqeje.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (1)

  • Gisela Isufi

    Mua mafishet me marrin ngjyre kafe siper edhe nuk piqen se kuptoj pse. Si mund ta evitoj kete?

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Tortë fshati me mollë

Versunkener Apfelkuche – apo tortë me mollë të zhytur është një kek tradicional gjerman, ...

Speciale: Cheesecake Edicioni 1 – Versioni Klasik

Embelsirat jane NONA!  Cheesecake eshte fenomenal. Si fillim do ta nisim me nje recete ...

Linguine ne tigan

Përbërësit: Gjysma e një paketë makarona linguine ose ndonjë lloj tjetër makarona qe ju ...

Brownie me Nutella me 3 perberes

Gezuar 1 Qershorin! Nje nga ato recetat qe I bejne te gjithe dhe super ...

A proper lunch that is ready within one episode of FRIENDS

I would say that the dirty mean reason of this recipe is that noone ...