Tava me patate mund të jetë nga ushqimet e mia më të preferuara, dhe nuk është nevoja ta shpjegoj pse. Siç kam thënë edhe në postime të mëparshme, të gjithë e duan pataten! Mund ta përgatisni tavën me patate me mish viçi, qengji, keci, madje edhe me peshk apo, diçka më të thjeshtë si disa salçiçe të mira. Tava me patate nuk zhgënjen asnjëherë.

Megjithatë, nëse thjesht jeni mësuar të qëroni patatet, t’i prisni në feta, t’i rendisni në tavë me erëza dhe t’i piqni, na lejoni t’ju tregojnë një tjetër mënyrë se si të merrni tavë kremoze me patate, për të lëpirë gishtat. Do ta kuptoni që në fillim se ku qëndron sekreti i kësaj pjate!

Përbërësit (për 6 persona)
1 kg patate
800 ml qumësht
arrëmyshk
1 gjethe dafinë
1-2 lugë gjalpë
2-3 thelbinj hudhër, grirë hollë
kripë, piper


Përgatitja
1. Ndizeni furrën në 180 gradë. Qëroni dhe prisni patatet në feta të holla.
2. Në një tenxhere të madhe, vendosni fetat e patateve dhe derdhni në të qumështin, derisa të mbulohen. Shtoni më tepër qumësht nëse duhet. Shtoni pak kripë, piper dhe arrëmyshk dhe fusni gjethen e dafinës. Ziejini ngadalë në flakë mesatare për rreth 15 minuta, derisa patatet të zbuten por jo të gatuhen plotësisht, dhe qumështi të mpikset. Hiqini nga zjarri.
3. Bëni një tavë pjekjeje me gjalpë dhe spërkasni hudhrën e grirë në fundin e saj. Me një lugë me vrima, nxirrni patatet nga qumështi dhe rreshtojini në tavë. Provojeni qumështin për erëza dhe rregullojeni sipas dëshirës, më pas derdheni mbi patatet derisa të mbërrijë në sipërfaqen e patateve, por JO t’i mbulojë.
4. Piqini patatet për rreth 1 orë derisa qumështi të thithet dhe pjesa e sipërme e tavës të jetë e artë.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Kek me çokollatë

Për plot 3 vite me radhë,  kur mamaja më pyeste se çfarë torte doja ...

Si te bejme omleten perfekte

E keni parasysh kur do robi nje mengjes te thjeshte dhe shume te mire? ...

Si te gatuajme tiramisu ne gota

Problemi im madhor I embelsirave eshte qe duhet te besh goxha qe te dali ...

Si të përgatisim majonezë

Njerëzit ndahen në 2 kampe kur vjen puna te majoneza. Unë personalisht hyj te ...

Krem me çokollatë dhe portokall

Të përfitojmë sa jemi në stinë portokallesh, dhe të mos i hamë thjesht të ...