Brinjë derri me mjaltë & erëza

Mjalti dhe ketchup-i mund të duken një kombinim i çuditshëm, por mos u tutni kur të lexoni recetën më poshtë, sepse krijojnë një salcë fantastike që u jep tepër shije brinjëve të derrit. Mund ta keni hasur edhe më parë këtë kombinim, nëse keni porositur ndonjëherë pulë me salcë të thartë dhe të ëmbël në restorante kineze. Në miks këtu shtohet edhe salca e sojës, por duke qenë se receta e sotme nuk është një recetë aziatike, nuk e kemi të përfshirë.

Nëse nuk e konsumoni mishin e derrit, gjithnjë mund të zgjidhni mish tjetër, apo në fund të fundit të eksperimentoni edhe me mishin e pulës. Nuk është aspak një recetë e vështirë, sepse punën më të madhe e bën përzierja e erëzave dhe salcave.

Ruajeni recetën edhe për raste të veçanta, për të mahnitur çdo të ftuar në tryezën tuaj.

 

Përbërësit (për 4-6 persona)

  • 2.5 kg brinjë derri
  • 1 lugë rozmarinë e freskët e grirë e hollë
  • 1 lugë rigon i freskët, i grirë
  • gjysmë luge trumëz e freskët, e grirë
  • kripë e piper
  • 100 ml uthull e bardhë
  • gjysmë filxhani mjaltë
  • 250 ml salcë ketchup

 

Përgatitja

  1. Lani brinjët në ujë të rrjedhshëm e të ftohtë dhe thajini me letër kuzhine.
  2. Hidhuni rozmarinë, rigon, trumëz, kripë e piper, lyejini mirë dhe spërkatini me uthull.
  3. Vërini brinjët në një tavë për furrë dhe piqini me 160 gradë për rreth 1 orë e gjysmë, derisa mishi të zbutet.
  4. Shkrini mjaltin në zjarr të ulët dhe shtoni salcën ketchup. Përziejini mirë derisa të merret salcë e njëtrajtshme. Lyeni me këtë salcë brinjët mirë.
  5. Futini brinjët në furrë edhe për rreth 10 minuta të tjera, duke i ruajtur.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Fusion

e nis me Fusion, pasi me bie rasti te shkoj shume shpesh dhe e ...

Tavë me lulelakër dhe salcë djathi

Lulelakra është nga ato perime që o fshihen nga pjata, o shmangen, gjithmonë në ...

The lazy breakfast solution

This is even before coffee so readers beware. I am the type of person ...

Gnocchi me patate

Gnocchit e Italise se veriut jane ato me te famshmet, te cilat jane me ...

Biskota me mente & çokollatë (inspiruar nga “After Eight”)

Çokollatë dhe mente? S’duken si dy përbërës që shkojnë bashkë, apo jo? Megjithatë, nëse ...