Receta Indiane: Pule me Curry dhe oriz

E di qe jam fiksuar me keto recetat orientale, por le te jemi realist, jane fantastike! Pertej se fantastike jane kaq te thjeshta per tu gatuar sa nuk di cte them.

Ju duhen:

  • Fileto pule e prere ne kubike te vegjel
  • Curry (ai pluhuri I verdhe)
  • Qumesht arre kokosi (e gjeni kudo) Do ju duhet nje kavanoz.
  • Qepe, dhe hudhra te grira holle.
  • 1 gote oriz, 2 gota uje
  • Kripe, piper, vaj ulliri, paprika

Pergatitja:

  1. Ne nje tigan te nxehte, hidhni pak vaj ulliri dhe shtoni hudhrat dhe qepet e prera
  2. Marinojini me kripe, piper dhe vaj ulliri.
  3. Sapo te jene pak te zbutura, hidhni copat e filetos te pules dhe 1 luge te vogel curry. Tashi mund tu duket pak, por ne fakt curry ka nej shije shume te forte dhe nuk duhet te perdorni shume.
  4. Ne kete rast mund te shtoni edhe pak spec djeges per ta bere me interesant.
  5. Sapo pule te jete skuqur shtoni qumeshtin e arrest e kokosit dhe lereni te gatuhet deri sa te pergjysmohet si mase
  6. Gjate kesaj kohe, ne nje tenxhere te vogel, shtoni 1 gote oriz, 2 gota uje dhe pak vaj ulliri. Vlojeni dhe pastaj uleni temperature ne te ulet-mesme dhe mbulojeni me kapak. Nga ky moment ju duhen 15-17 minuta dhe orizi eshte gati.

Sherbejini te ngrohte dhe shoqerojeni me nje Coca-Cola super te ftohte.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Molle e pjekur me arra

U riktheva ditën e djeshme në qytetin tim të lindjes, Elbasan. Tashmë qyteti është ...

Një “mesazh” për ty këtë Shën Valentin

Është e habitshme se sa gjëra unike mund të krijosh me petë sfoliat dhe ...

Pankakes me kos dhe shege

Pankakes, petulla, whatever – I quajme si te doni. Te preferuarat e mija jane ...

Linguine Vegjetariane me Patellxhan pikante dhe borzilok

Nje pjate e sezonit e mbushur me perimet, e pershtatshme per vegjetarianet dhe aq ...

Sallate e Ftohte me fasule

Fasulet skane pse te jene perberes te merzitshem – sic karakterizohet nga koncepti jone ...