Luftë Cheesecake-sh/ Cheesecake amerikan

Shtrova në Instagram (@deliciousalbania) pyetjen se cila ëmbëlsirë jua mbushte më tepër syrin: cheesecake-u klasik amerikan, i pasur në shije dhe që as përpiqet të shtiret si një ushqim i shëndetshëm për ju, apo cheesecake-u japonez, një krijim i ri, bouncy dhe fluffy (në mungesë të epiteteve kaq të lezetshme në shqip), më i lehtë dhe mbase ndihesh më pak fajtor ndërsa e ha.

Nisi fuqishëm ky i fundit, por deri më tani, ndërsa shkruaj, ka një avantazh të thellë të cheesecake-ut amerikan ndaj atij japonez. Nëse doni të merrni pjesë në sondazh, drejtohuni tek Instagram-i ynë @deliciousalbania dhe votoni në Instastory!

Jam që jam, po ju jap recetën e të dyja ëmbëlsirave. Provojini, dhe caktojeni vetë me të drejtë fituesin.

 

E nisim me cheesecake-un amerikan. Është goxha më i thjeshtë në përgatitje.

 

Përbërësit

12 biskota Graham (biskota të thata, të përdorura për cheesecake). Mund të përdorni edhe biskota të tjera të thjeshta, të ngjashme me to

113 gr gjalpë i shkrirë

680 gr krem djathi

50 gr sheqer

4 vezë të rrahura

1 lugë esencë vaniljeje

Mjedra të freskëta ose reçel sipas shijes tuaj

 

Përgatitja

  1. Nisni duke thërrmuar biskotat sa më tepër të mundni, derisa të grimcohen tërësisht. Hidhni në to gjalpin dhe përziejini njëtrajtësisht. Në një tavë rrethore me diametër 20 cm shtroni letër furre, hidhni dhe ngjeshni biskotat me gjalpë në fundin e saj dhe piqeni në furrë për 30 minuta me 180 gradë.
  2. Në një tas, hidhni kremin e djathit, sheqerin, dhe përziejini. Hidhni vezët e rrahura, përziejini sërish. Mbylleni me lugën e vaniljes, shtojeni në përzierje dhe rriheni derisa të njëtrajtësohet.
  3. Hidheni kremin mbi biskotat tashmë disi të pjekura, dhe piqeni në furrë për 1 orë, me 180 gradë.

Cheesecake-u duhet të marrë pamje të artë.

  1. Ftoheni në frigorifer për plot 6-8 orë, që të fiksohet mirë, dhe shtojini sipër mjedrat e freskëta, apo reçel luleshtrydhesh, qershie, vishnje etj, sipas dëshirës tuaj.

Ju bëftë mirë!

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Pule me speca qe te ngelet ne mendje

Para 3 vitesh per festen e Krishtlindjeve, mikesha ime me e mire kishte gatuar ...

Receta bazike: Brumi i picës

Në recetat bazike që kemi dhënë deri më sot, nuk ka si mungon një ...

Caipirinha me manaferra

Sezoni i manaferrave ka filluar dhe eshte e rendesishme qe keto fruta, kaq te ...

VEGAN: Muffins me Thana dhe tershere

E keni parasysh qe here pas here duhen keto gjerat Vegan? Ju duhen: 3 ...

Supë verore me domate

Në këtë vapë të nxehtë që ka pushtuar qytetin, që në qershor, imagjinoni më ...