Crème brûlée (Krem i djegur)

Është e pamundur të mos e keni hasur këtë ëmbëlsirë!

Mund ta keni parë në foto Instagrami, nëpër ato faqet me miliona followers, plot ushqime të shijshme (ç’do bënim pa to?).

Mund edhe të keni parë filmin “Amelie”, ku personazhja kryesore, si një franceze e vërtetë, e ka kënaqësi jete të thyejë karamelin e fortë krijuar në kremin e ngjashëm me krem karamelin, por pak më tepër teatral se ai.

Nëse nuk e dini ende, “creme brulee” do të thotë “krem i djegur”.

Me që ra fjala, po e shkruaj emrin pa gjithë ato thekse e simbole, sepse askush nuk e mban mend çfarë vendoset ku.

 

Përbërësit (për 6 veta)

2 vezë të plota + 7 të verdha vezësh

160 gr sheqer

600 ml ajkë

sheqer panxhari për të djegur kremin

 

 

Përgatitja

  1. Rrihni vezët dhe të verdhat e vezëve me sheqer derisa të ngurtësohen dhe shkrijini me ajkë të nxehur më parë në zjarr. Ndajeni përzierjen në tasët e kremit duke e filtruar me kulluese, dhe sistemojini tasët në një tavë të veshur me letër kuzhine.
  2. Mbushni tavën me ujë deri në 3/4 e tasave dhe piqini në furrën e nxehtë në 180 gradë, për afro 1 orë. Nxirreni tavën nga furra, lëreni kremin të mpikset dhe futeni në frigorifer për 3 orë.
  3. Kur ta shërbeni, spërkatni secilin krem me sheqer panxhari dhe digjeni sheqerin me çakmak kuzhine, ose futini në furrën e nxehtë duke e mbajtur hapur kapakun, derisa sheqeri të bëhet si karamele.

Shërbejeni creme brulee-n të ftohtë direkt në tas.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Nutella: Nepsllek i kombinuar

Gezuar diten e Nuteles! Ky post eshte me pak per gatimin se sa eshte ...

S’mores: Biskota, marshmallow dhe çokollatë

Ne shqiptarët s’e kemi fort të përhapur kulturën e kampingut, dhe aq më pak ...

Tartë “kokëposhtë” me mollë

Pas ëmbëlsirës së djeshme të çuditshme, “Ishujt lundrues”, bërë fund e krye me vezë, ...

Gatuaj pa Receta Seria 6: Vaca frita de pollo kubane si ne south beach

Punoja me nje tip para shume vitesh qe po vazhdonte studimet ne University of Miami ...

Gatuaj pa Receta Seria 4: Mengjes Vegan me kale dhe tempeh

Ok, une nuk jam vegan, te jemi realist, duket nga postimet e mija por ...