S’mores: Biskota, marshmallow dhe çokollatë

Ne shqiptarët s’e kemi fort të përhapur kulturën e kampingut, dhe aq më pak të shkopave me marshmallow (në shqip: alte) të ngulur në to, që shkrihen pranë zjarrit.

Në fakt, nuk është nevoja të shkojmë kaq larg për të provuar këtë snack, përkundrazi: në kushte shtëpie mund të përgatisim diçka edhe më të shijshme!

Receta e kësaj ëmbëlsire quhet s’mores, dhe është një shkurtim i “some more” (ca më shumë). Një emër tjetër është “sanduiç me alte”.

 

Përbërësit

24 biskota të thata Graham (ose biskota të tjera të sheshta nëse s’keni)

2 kallëpë çokollatë (me qumësht ose e zezë)

24 alte (masë standarde)

 

 

Përgatitja

  1. Nxeheni fillimisht furrën në 180 gradë. Në një tavë vendosni letër furre dhe rregullojini 24 biskotat mbi të.
  2. Mbi secilën biskotë vendosni 1 katror çokollatë dhe 1 alte.
  3. Futeni tavën në furrë për 4-6 minuta, sa për të shkrirë çokollatën dhe altet.
  4. Nxirrni tavën nga furra dhe vendosni një tjetër biskotë mbi to për të bërë një sanduiç.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Tartë “kokëposhtë” me mollë

Pas ëmbëlsirës së djeshme të çuditshme, “Ishujt lundrues”, bërë fund e krye me vezë, ...

Tagliatelle me karkaleca dhe kungulleshka

Tagliatellet me karkaleca dhe zucchini jane nje nder ato pjatat super te famshme. Fatkeqsisht ...

Salca Hollandaise (për vezë Benedict)

Në kulinari, nëse ke thënë “salcë Hollandaise”, ke thënë bashkë me të edhe “vezë ...

Strudel me molle

Si te gatuajme Strudel me molle

Tashi qe po na afrohen dhe festat te gjithe duan ate gjene e embel ...