Tortë me gjizë dhe fruta pylli

Receta e sotme nuk kërkon fort mund për t’u përgatitur, po të përjashtojmë pandispanjën që duhet të piqni, të cilën e kemi postuar veçmas si recetë, duke qenë se është një nga gatimet më bazike në kulinarinë e ëmbëlsirave. Recetën e pandispanjës e kemi bashkangjitur më poshtë, te lista e përbërësve.

Përveç kësaj, torta me gjizë dhe fruta pylli ka fare pak përbërës të tjerë. Mund të gjeni miks të gatshëm frutash pylli në supermarkete, po ashtu dhe ajkë e kos grek. Gjiza pa kripë mund të gjendet kudo, dhe e vetmja gjë që ju ngelet është t’i përzieni përbërësit, për të krijuar një tortë të freskët e të shijshme për këtë mot të ngrohtë.

Receta jonë e nis tortën me dy shtresa, por nëse doni, mund të ngrini sa shtresa të dëshironi, duke i mbushur ato njëra pas tjetrës.

 

Përbërësit (për 6 persona)

500 gr gjizë pa kripë

270 gr sheqer

1 kos grek

400 ml ajkë

500 gr fruta pylli të përziera

lëngu i një gjysmë limoni

2 disqe nga 24 cm pandispanjë (receta e pandispanjës ndodhet këtu)

 

 

Përgatitja

  1. Në një pjatë përziejeni gjizën e shtypur mirë me 120 gr sheqer dhe kosin grek.
  2. Rriheni ajkën që të fryhet dhe shtojani përzierjes së gjizës me kujdesë që të mos bjerë sërish. Shtoni pastaj 100 gr fruta pylli dhe përziejeni.
  3. Sistemoni një disk pandispanjë në fundin e tavës, hidhini përsipër kremin e gjizës duke e niveluar mirë, dhe mbulojeni me diskun tjetër.
  4. Në një tenxhere, vendosni frutat që ngelën me sheqerin që ka tepruar dhe lëngun e limonit, dhe përziejini në zjarr të plotë derisa të jenë bërë si shurup. Lërini të ftohen. Me këtë përzierje lyeni sipërfaqen e pandispanjës dhe vëreni në frigorifer, për së paku 3 orë.

 

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Puding me oriz

Duke vazhduar me receta pudingu, sot kemi për ju puding orizi. Rrushi i thatë ...

Tutorial: Salads

Salads are so cool lately, so chic because so many people have made them ...

Patate krokante te furres me burrata

Fundjavat e gjata ne kete pjese te botes kane nje gje themelore qe u ...

Brownie ne filxhan

Si te gatuajme Brownie ne nje filxhan.

Brownie(kek me cokollat) ne nje filxhan eshte zgjedhja me e shpejt dhe mire per ...

Tershere e nates.

Te gjithe e dine qe mengjesi eshte nje nga momentet me pertace te dites. ...