Nga emri ngjan si një pjatë “fancy”, apo jo?

Mos u trembni! Pula Satay vjen nga Azia, është mjaft e shijshme, dhe nuk është gjë tjetër veçse një street food, ushqim i bërë në kioska rruge, për të shuar nepsin që mund të të kapë nga hiçi. Duke qenë një ushqim i tillë, mund ta merrni me mend që s’ka si të dojë teknikë në përgatitjen e tij.

Do t’ju duhet të bëni një vizitë të shkurtër në seksionin e erëzave dhe salcave aziatike në supermarket, por vetëm kaq. Të gjithë përbërësit e tjerë janë përbërës të njohur për ne shqiptarët, duke nisur nga gjoksi i pulës e deri te mjalti.

Masat e mëposhtme janë për një festë të vogël mes miqsh, pra rreth 8 veta, por normalisht mund t’i përshtatni sipas nevojës tuaj.

Ah, mos harroni edhe shkopinjtë e drurit, ku do të fusni pulën e aromatizuar! Ajo është gjysma e qejfit të këtij ushqimi!

 

Përbërësit (për 8 veta)

8 gjokse pule

 

Për salcën

100 gr kikirikë pa kripë

3 qepë skalinji të grira hollë

2 thelpinj hudhër

1 lugë salcë curry

1 lugë kumin pluhur

gjysmë luge koriandër e grirë

1 lugë mjaltë

2 lugë salcë soje

250 ml ujë

 

Për marinadën

2 lugë salcë soje

2 lugë lëng qitro (ose edhe portokall)

2 lugë vaj susami

 

 

Përgatitja

  1. Pritini në copa gjokset e pulës. Futeni pulën në 32 shkopinj hej, pra i bie 4 shkopinj për person.
  2. Vendosni kikirikët, qepët, hudhrën, salcën curry, kuminin, koriandrën, mjaltin, salcën e sojës dhe ujin në mikser, dhe punojini derisa të merrni një përzierje homogjene. Të gjithë këtë përzierje vëreni në një tenxhere, dhe ziejeni në zjarr të mesëm për rreth 3 minuta, ose derisa të trashet mirë.
  3. Hidhni salcën e sojës, lëngun e qitros dhe vajin e susamit në një pjatë dhe përziejini mirë. Lyejeni pulën me këtë marinadë, pastaj futini në furrë dhe piqini mirë, duke vazhduar t’i lyeni gjokset e pulës me marinadën përgjatë pjekjes, për më tepër shije.
  4. Pasi të piqen mirë, shërbejini hejet me pulë të ngrohta, me salcën e kikirikut mënjanë në një pjatancë salcash.

Ju bëftë mirë!

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Djuner Pitka – Sandwici bullgar me epik qe ekziston

Bullgaria, si shume vende te ballkanit (duke perfshire dhe ne e) krenohemi per disa ...

Nutella: Nepsllek i kombinuar

Gezuar diten e Nuteles! Ky post eshte me pak per gatimin se sa eshte ...

Receta klasike: Waffle!

Një ëmbëlsirë e re që ka fituar popullaritet kohët e fundit është padyshim waffle, ...

Pancakes me Kungulleshka

Me qene se eshte sezoni, le te rekomandojme disa receta sezonale. Kungulleshkat jane ato perime ...

Ëmbëlsira “Ishujt lundrues”

Zor se keni dëgjuar më parë për këtë ëmbëlsirë, apo t’ju kenë zënë sytë ...