Si të ndjekim një dietë të shëndetshme dhe çfarë duhet të hamë?

Të hash mirë është një ndër problematikat që shumica e botës e vuan. Dhe ne të njëjtin hall kemi. Me ndryshimin e kohërave, ka ndryshuar dhe mënyra se si ne hamë. Si e tillë edhe dieta jonë duhet të ndryshojë.

Nëse mund të bëjmë një krahasim. Prindërit tanë, mbaronin punë dhe ktheheshin në shtëpi. Në pak raste vonoheshin edhe jeta ishte tepër e standardizuar. Nga ana tjetrër jemi ne që mbarojmë punë tepër vonë, darka na kap jashtë dhe oraret janë tepër të çrregullta. Si rezultat, vëmë kile të tepërta, keq-ushqehemi, na dalin yndyrat e larta në gjak etj etj etj…

Si fillim te kalojmë në sitë disa mite:

  • Fjala DIETË nuk do të thotë të rrish pa ngrënë ose të hash në mënyrë të çuditshme. Dietë do të thotë të kesh një regjim të caktuar të të ushqyerit të bazuar në një llogjikë të saktë sipas trupit tënd.
  • Ska ushqime të mira dhe të këqija. E vetmja gjë që është e keqe është teprimi me ushqime. Nuk ka problem të hash një sufllaqe, por të hash nga dy sufllaqe çdo ditë stë bën mirë.
  • Nuk ka nevojë ta vrasësh shumë mendjen. Dieta nuk duhet të jetë ekzakte dhe në gramaturë. Mjafton që parimi kryesor të jetë i thjeshtë. Nëse do te humbësh kile, duhet që kaloritë që ha të jenë më të ulëta se kaloritë që konsumon.
  • Nuk duhet të konsiderohet si terror dhe tmerr. Të mbash një regjim të shëndetshëm duhet të integrohet në jetën tënde. Nuk ka rëndësi çfarë do të arrish, e rëndësishme është të ndihesh mirë

Shënim: Nëse keni ndonjë problem shëndetësor dhe po kërkoni zgjidhje, ky artikull nuk është për ju. Shkoni vizitohuni tek specialisti dhe mos bëni shaka me këto gjëra!

Së dyti përkufizojmë disa baza:

Kaloritë

E para e punës duhet të përcaktohen kaloritë që do të shpenzosh. Këto janë deri diku të standardizuara dhe ka plot llogaritës online. Një nga këto është https://tdeecalculator.net/ i cili është falas. Mos u fokusoni të jeni të saktë, por të keni një ide të qartë.

TDEE (Total Daily Energy Exppenditure) ose shpenzimi total ditor i energjive na ndihmon për të përcaktuar se sa kalori na duhen për të arritur një qëllim të caktuar

Makrot

Ose ndryshe, makronutrientët. Këto janë vetëm tre. Proteinat, Yndyrat dhe Karbohidratet. Nëse keni bërë pak kërkime online, shumë i përmendin. Praktikisht duhet që kaloritë të cilat keni përcaktuar të mbulohen nga këto makro. Këtu nuk do të futemi në detaje por do ta zgjidhim ndryshe.

Të treja janë të rëndësishme për funksionimin optimal të trupit. Mungesa e theksuar e njërës na impakton në cilësi jetese kështu që mos bëni budallalliqe

Kontrolli

Deri tani folëm për shumë gjëra, por problem madhor është se si do ti masim të gjitha këto të dhëna. Thjeshtësisht në botën e teknologjisë do të thoja! Ka plot apps online që ju ndihmojnë për këtë gjë. I preferuari im ësthsë MyFitnessPal. E keni online dhe ne mobile app. Është goxha I thjështë për tu përdorur dhe është falas.

Në momentin që e mbani regjinimin e përcaktuar e keni të thjshtë. Përmbajuni parimit që nëse doni të humbisni kilogram, duhet të konsumoni më pak se TDEE juaj dhe e kundërta nëse doni të shtoni

Ndershmëria

Problemi më madhor i gjithë njerëzimit është ndershmëria që keni ndaj vetes. Këtu nuk po zgjatem por kam bërë një super artikull për këtë gjë këtu.

Ja i bëmë të gjitha këto…

Çfarë? Kur i bëtë mo amani…se na çuditët! Provojeni një herë një javë këtë dhe flasim pastaj.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Linguine me karkaleca, domate dhe spinaq ne salce gjalpi me hudhra

Une e di qe specialitetet indiane dhe te lindjes te mesme jane fantastike, por ...

Gnocchi me patate

Gnocchit e Italise se veriut jane ato me te famshmet, te cilat jane me ...

Salcat: Majonez me sriracha

Ne jeten tone (ose te pakten timen) nje pjese e rendesishme jane salcat qe ...

Oriz I verdhe Domenikane per te lepire gjishtat

Kur them Domenikane, mendoj per Punta Cana, plazhet fantastike, te mbushur me amerikanet e ...

Sorbeto me mango

Mangot mund të jenë nga frutat më të shijshme që kemi fatin të provojmë, ...