Quinoa Tabbouleh

Duke u pergatitur per veren eshte e rendesishme te marrim vlerat ushqimore te nevojshme gjate dites pasi ne fund te fundit, eshte me e rendesishme te hame mire se sa te humbim peshe ne menyre te dhunshme.

Sot po u sjellim nje specialitet te lindjes se mesme duke i shtuar nje perberes fantastik te kategorise te super ushqimeve – quinoa. Te gjitha keto ingrediente mund ti gjeni neper supermarketet verdalle, keshtu qe mos e vrisni mendjen – vetem emri eshte i veshtire.

Na duhen: 1 gote quinoa te lare mire, gjysem luge caji kripe, 2 luge gjelle leng limoni, 1 hudher e shtypur, gjysem gote vaj ulliri, piper i zi, 2 kastraveca, 1 tas pomodorini, majdanoz, mente dhe 2 qepe te njoma

Vloni quinonan, kripen, 1 gote e cerek uje ne nje tenxhere te vogel ne zjarr te larte. Uleni temperaturen  ne zjarr te ulet, mbulojni dhe lereni rreth 10 minuta. Hiqeni nga zjarri, dhe lereni te rrije per edhe 5 minuta te tjera, por pa e hequr kapakun. Miksojeni me nje pirun (pirun! Jo luge!). Nese merrni quinoa tek Conad, ato jane pak me ndyshe pasi jane afersisht gati – ndiqni instruksionet ne kapak per ate lloj quinoa.

Rrihni, leng limoni dhe hudher ne nje tas te vogel, gradualisht shtoni vajin e ullirit (gjysem gote) dhe marinojeni me kripe dhe piper sipas shijeve tuaja (une preferoj me shume piper sesa kripe)

Shtoni ne tenxheren e quinoas, kastravecat, pomodorinint, erezat dhe qepet e njoma. Miksiojini bashke mire, marinojini me kripe dhe piper. Kur ti keni bere bashke mire, shtoni lengun e limonit me hudher dhe vaj ulliri qe sapo beme.

Mund ti beni te gjitha disa dite perpara, por mos miksoni vajni me quinonan dhe perimet pasi i ben shume te lengshme.

 

Enjoy J

 

Tags:

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

Ads

You May Also Like

Krem me çokollatë dhe portokall

Të përfitojmë sa jemi në stinë portokallesh, dhe të mos i hamë thjesht të ...

Tartufë me çokollatë

Ëmbëlsirat e vogla në formë topthi mund të jenë dhurata më e mirë në ...

Receta bazike: Pandispanja

Kemi dashur të ndajmë disa receta tortash me ju, por fatkeqësisht krahas recetës së ...

Gatuaj pa Receta Seria 4: Mengjes Vegan me kale dhe tempeh

Ok, une nuk jam vegan, te jemi realist, duket nga postimet e mija por ...

Negroni: Aperitivi Superior

Eshte e premte dhe e premtja do pakez alkool para darke, vere gjate darkes, ...

[Galeri] Veze e Skuqur me kapele

E njohur me shume emra kreative qe nuk kam ndermend ti perkthej si “toad ...