Si të jesh më i shëndetshëm se sa je tani (ose ndryshe: çfarë të bëj për të ndryshuar)

Të jesh i shëndetshëm, në pikpamjen klinike është të të dali mire check-upi vjetor. Ky artikull nuk përfshin këtë të fundit.

Ky artikull përfshin të ndihemi mirë me trupin tone, duke u ushqyer shëndetshëm dhe e trajtuar trupin siç duhet. Që ta kuptoni më mire, po marr një paralelizëm: makina! Të paktën për ne që jetojmë në Tiranë është, fatkeqësisht, një mjet pa të cilin këtu nuk jetohet dhe si e tillë duhet mirëmbajtur.

Mirëmbajtja nuk është vetëm ta çosh tek mekaniku kur prishet, por edhe parandalimi. Të sigurohesh që motori ka ujë, vaji është në nivelin e duhur, gomat janë të fryra sa duhen dhe mënyra jonë e të ngarrit të jetë e butë për makinën dhe jo të kapësh xhirot me të kuqe sa herë ndërron marshin.

E njëjta gjë edhe me trupin. Po ta trajtojmë mirë dhe ta mbajmë me të mira, ndihesh më mirë, lodhesh më pak, ke më pak probleme me pjesët e këmbimit (lol) dhe rrit cilësinë tënde të jetesës.

Të ndalemi pak tek cilësia tënde e jetesës. Askush përveç teje nuk di ta përcaktojë çfarë do dhe çfarë të bën të ndihesh më mirë në lidhje me trupin tënd. Për ta përcaktuar këtë po listoj 5 pyetje të cilat do të të ndihmojnë:

  1. Çfarë do të thotë të jesh i shëndetshëm për ty?
  2. Çfarë lloj ushtrimesh ke qejf dhe të pëlqen të bësh?
  3. Je i/e interesuar në fitness me shumë për mënyën sesi trupi duket apo çfarë trupi ju lejon të bëni?(doni të dukeni të palestruar apo keni ndonjë sport qe keni fiksim dhe doni ta bëni)
  4. Cilat janë disa nga gjërat që do që trupi të arrijë?
  5. Mendoni ku e shikoni veten në 10 apo 20 vite. Ku (realisht) mendoni se do jeni fizikisht?

Nëse do të biesh në peshë, të ngresh më shumë pesha, të kesh six-pack, të mbarosh një tirathalon ose ça po di unë ça doni, është e rëndësishme që të përcaktosh cila është më e rëndësishme për ty dhe tja nisni. Por kini parasysh që të gjitha këto nuk bëhen për një vit…kështu që mos u tregoni shumë tamaqarë.

Në javët në vazhdim do të fokusohemi në këto qëllime specifike, të cilat besoj vlejnë për shumicën:

  1. Të humbasësh kilogram (të biesh nga pesha)
  2. Të forcohesh (të vësh ca muskuj)
  3. Të përmirësosh cardion (shëndetin vasklular)
  4. Tonifikimin e trupit
  5. Muskujt e barkut
  6. Të krijosh vithe (ose e ashtuquajtura rrugëtimi për të gjeneruar më shumë likes në instagram – 🙂 )

Besoj se kjo listë është gjithpërfshirëse. Nëse qëllimet e tua nuk janë në këtë listë, shancet janë që ke nevojë për një suport profesional për arritjen e qëllimit tënd.

Shënim: ky postim është pjesë e serisë Shëndetshmërisht ku trajtojmë shëndetin tonë fizik dhe ushqimor ndershmërisht dhe pa doreza.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like