“Pica” të vogla me çokollatë

Pas suflesë me limon, tortës me fruta pylli, pufkave “Margarita” me tekila e të tjera ëmbëlsira të jashtëzakonshme, i rikthehemi sërish çokollatës, mbretëreshës së pazëvendësueshme të ëmbëlsirave.

Sot kemi për ju pica të vogla me çokollatë, por jo nga ajo lloj pice që jeni mësuar të shihni, me Nutella dhe luleshtrydhe. I mbani mend kohët kur u përmbyt Instagrami nga fotot e tyre?

Nga ana tjetër, pica në fjalë është krejtësisht origjinale, e shijshme, dhe bukë e djathë në përgatitje.

 

Përbërësit (për 18 copë)

250 gr biskota të zakonshme, të thata

150 gr gjalpë

90 gr sheqer kokërr

3 lugë kakao e hidhur, pluhur

1 vezë

175 gr sheqer pluhur

60 gr arra të copëtuara

 

 

Përgatitja

  1. Në një tenxhere të madhe, thyejini me një shtypës druri biskotat derisa të bëhen thërrime.
  2. Vendosni 120 gr gjalpë në një tigan dhe shkrijeni me zjarr të lehtë. Shtojini, duke përzier, sheqerin, 1 lugë kakao dhe vezën. Lërini për 2 minuta në zjarr të lehtë, pa e ndërprerë përzierjen.
  3. Shtoni biskotat e thërrmuara dhe ngjizini mirë.
  4. Lyeni lehtë me gjalpë një tavë katrore jo të thellë. Hidhni aty masën e përgatitur dhe hapeni mirë me gishta. Vëreni në frigorifer për 2 orë.
  5. Në një tas, hidhni sheqerin pluhur, pjesën e mbetur të gjalpit dhe kakaon. Shtoni 1 lugë ujë të nxehtë dhe përziejini me kujdes. Shtresa me të cilën do të vishet pica duhet të jetë si krem, por e qëndrueshme.
  6. Hapeni këtë shtresë mbi biskotat dhe spërkateni ëmbëlsirën me copa arrash.

Nëse arrat s’janë për ju, mund të zgjidhni edhe fruta apo arrë kokosi të grirë.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Pene me brokoli, pana dhe fileto pule

Eshte kjo koha tani qe po nderrohet gjaku dhe eshte bere pak problematike te ...

Byrek me kungull

Nuk e di në mendoni njëlloj, por personalisht jam tejet nazelie kur vjen puna ...

Fiksimi Peanut Butter: Biskota me Gjalp Kikirikesh

Ok, kur vjen puna per embelsira, une jam pakez skeptik dhe kam disa probleme ...

Pule me qiqra, spinaq dhe xhinxher super e bute sic e ben india

Sot folem per Lindjen, ku ka me mire se sa orienti… Specialiteti I dites ...

Souffle me limon

Mund të jetë thjesht shija ime, por ëmbëlsirat tejet të sheqerosura më kanë tërhequr ...