Souffle me limon

Mund të jetë thjesht shija ime, por ëmbëlsirat tejet të sheqerosura më kanë tërhequr rrallëherë. I toleroj vetëm në rast festash fundviti, sepse si mund t’i thuash jo bakllavasë dhe kadaifit?

Por në ditë normale, preferoj më tepër tiramisunë, le të themi, dhe gjithçka që ka limon në të. Akullorja me limon nuk ka të dytë!

Për ata që gjejnë veten në shijet e mia, sigurisht, kam menduar për ju sot. Për ëmbëlsirë do të keni një soufflé fantastike me limon!

 

Përbërësit (për 4-6 veta)

0.5 l qumësht

150 gr sheqer pluhur

Lëvorja e grirë e një limoni

75 gr miell

60 gr gjalpë i ftohtë, në copa

5 vezë

1 lugë liker portokalli

 

Përgatitja

  1. Zieni qumështin me 100 gr sheqer dhe lëvoren e limonit në një tenxhere. Hiqeni nga zjarri dhe shtoni miellin dhe gjalpin.
  2. Shtoni të verdhat e vezëve, një nga një, duke i përzier mirë. Rivendoseni në zjarr dhe çojeni në vlim, pastaj lëreni të ftohet.
  3. Rrihni të bardhat e vezëve në trajtë bore, duke shtuar 50 gr sheqer kur të nisë të fryhet. Bashkojani të bardhat e vezëve brumit, tashmë i ftohur. Shtoni likerin.
  4. Vëreni në një tavë për furrë dhe piqeni për afro 20 minuta, derisa të marrë ngjyrë të lehtë.
  5. Spërkateni me sheqer pluhur, lëreni të ftohet dhe futeni në frigorifer për 4 orë.

Shërbejeni të ftohtë dhe me garniturën që dëshironi. Ju bëftë mirë!

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Kek me çokollatë në filxhan

Kam dy netë që më kap nepsi i mesnatës, dhe ndryshe nga shija ime ...

Hallvë me grurë të shtypur

Nuk ka nevojë për prezantim kur vjen puna te hallva, kjo ëmbëlsirë e huazuar ...

Kungulleshka të mbushura

Perimet e mbushura nuk janë pjatë e panjohur për ne, qofshin këto patëllxhanë, kunguj ...

One Pot Pasta with Spinach and Tomatoes

Ingredients: Cherry, grape or normal tomatoes, diced. Spinach. Basil. Half a pack of spaghetti. ...

Granita me caj te ftohte

Per te gjithe ne qe pushimet e ketyre viteve te fundit i kemi kaluar ne ...

Kek me banane

Keku me banana mund të jetë nga ëmbëlsirat më të shëndetshme. Mund ta shoqëroni ...