Rosto vici e thjeshte dhe perfekte

Ne mendjen time rosto-ja eshte nje nder gjerat qe kemi bere neper festa – por ne te njejten kohe skemi pse te ngelemi ne ate roston standarde. Ky koncept, sado I thjeshte, perben nje nder recetat me gjithperfshirese te koheve te sotme. Kini parasysh qe une e preferoj pak mishin ne medium – medium rare, dhe keto instruksione lidhen me kete menyre. Nese ju jeni nga ata qe e doni mishin te bere mire kam shtuar instruksione edhe per ju – por le te themi qe I humbet pak shija.

Gjithashtu ne zgjedhjen e mishit, jane disa elemente qe preferoj, qe ua rekomandoj.

E para e punes dhe me rendesishmja, mos bleni mish vici nga supermarketet, por shkoni tek kasapi I lagjes.

E dyta eshte ngjyra. Duhet te jete e kuqe e rende (ose nese sapo eshte prere e kuqe e hapur). Nese eshte e kuqe e hapur do te thote qe ka ndenjur ne nje ambient pa oksigjen, dhe mishi ka nevoje per oksigjen.

E treta eshte dhjami. Sigurohuni qe ka pakez dhjam. Ne rosto, ai pak dhjam eshte I nevojshem qe mos thahet. Gjithashtu, sigurohuni qe ne prerjen gjatesore te mishit ka ato elementet e mermerit – disa vija te bardha.

Per 1.5 kg (ose edhe me pak por kaq jane zakonisht keto rostot e medhaja) ju duhen:

  • Shume kripe dhe piper I fresket
  • Vaj ulliri
  • Hudhra te shtypura
  • Rozmarine

Pergatitja:

  1. Sigurohuni qe mishi eshte ne temperature ambienti (SHUME E RENDESISHME)
  2. Nxehni furren ne 200 grade.
  3. Vendosni nje tigan ne zjarr te larte
  4. Ne nje tas, shtypni kripen, piperin dhe rozmarinen bashke.
  5. Marinojeni mishin mire me miksin e erezave. Tregohuni teper bujare!
  6. Vendoseni nje tave bosh ne furre te nxehet.
  7. Shtoni pak vaj ulliri ne tigan dhe vendoseni mishin. Jepini nje te skuqur nga te gjitha anet. Me qene se copa eshte goxha e madhe, duhet ta levizni me kujdes mos digjeni. 3-4 minuta cdo ane eshte idealja!
  8. Sapo te kete marre nej ngjyre, vendoseni ne taven e nxehte. Shtoni hudhrat dhe vajin. Lereni 25 minuta per cdo 500gr. Dmth per 1.5kg duhet rreth 1 ore e 15 minuta. Kjo do ta gatuaje mishin medium (dmth pak te kuq ne mes).
  9. Nese doni ta gatuani pak me shume, lereni edhe 15 minuta te tjera – por do ju thahet…edhe une nuk ua rekomandoj.
  10. Nxireni nga furra edhe lereni te rrije per 20 minuta ne nje pjate ose ne nje derrase te mbuluar me leter alumini. Pa e ngacmuar! Kjo do te ndikoje ne menyre te drejtperdrejte per zbutjen e mishit.
  11. Priteni holle edhe hidhjani lengun e formuar siper. Perdoreni per sanduiche me buke te thekur, pak mustarde, qepe edhe ndonej salce picante.

Nje zgjidhje ideale per tu dhoqeruar me nje Coca-Cola te ftohte akull.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Pankakes me kos dhe shege

Pankakes, petulla, whatever – I quajme si te doni. Te preferuarat e mija jane ...

Gatuaj pa receta Seria 2: Revolucion Indian me Spinaq dhe Qiqra

Kjo eshte nga keto recetat qe do te besh dicka healthy por vetem spinaq ...

Patate krokante të furrës

Patatet në furrë, në modelin normal, janë kryesisht si të zjerra dhe të buta. ...

Receta bazike: Salca beshamel

Është nga salcat më të njohura e të përdorura, që çdo person i cili ...