6 gabimet qe mund te shmangim gjate gatimit te salmonit

Sot per dreke hengra nje super fileto salmoni dhe mu kujtuan keto detaje mbi si te gatuash salmon persembari dhe gjerat qe duhet te keni patur parasysh.

1 – Te lini halat

Eshte teper e rendesishme te hiqni te gjitha halat me kujdes. Me piskatore hiqini me kujdes.

2 – Te hiqni lekuren

E para e punes lekura eshte aq e mire. E dyta e punes nese e hiqni lekuren, fileto e salmonit do filloj te shperbehet. Kini parasysh qe kur ta vendosni te skuqet, vereni nga ana e lekures (kjo eshte e vertete per shumicen e mishrave) dhe lereni te skuqet mire. Pastaj eshte super e thjeshte qe ta kthesh.

3 – ta zjesh ne uje.

Salmoni eshte nje peshk, qe nese nuk e do te zgares mund edhe ta zjesh (poaching) por asnjehere vetem me uje! Pervec faktit qe do filloje te vije nje ere nga gatimi qe do ju heqi mendjen, ka nevoje per pak aromatike. Hidhini nje gjysem hudhre dhe ca leng limoni ose ose – jeni qe jeni – pse nuk e zjeni me vere? Merrni nje vere nga ato super te lirat dhe jepini drejtim

4 – Te blesh filetot jo cilesore.

Salmoni, per fileto ka nje shkence me vete. Zakonisht perpiquni qe filetot qe do merrni te jene afersisht te nje madhesie pasi eshte me e thjeshte per tu gatuar. Pjesa qendrore eshte me e mira ne mendimin tim. Nga ana tjeter, salmoni, ashtu si cdo peshk ka nje shenje dallimi teper te thjeshte – nese nuk vjen era si det, dhe ka nje ere te rende nuk ben!

5 – Ta gatuash me shume sec duhet

Teper e rendesishme eshte menyra si gatuhet dhe une preferoj qe: me zjarr te larte, kur tigani eshte SUPER i nxehte ta vendos nga ana e lekures deri sa ajo te jete bere krokante dhe para se ta ktheni, ulni zjarrin – ne te ulet dhe mbarojeni gatimin – kjo ben qe mos te thahet salmoni.

6 – ME E RENDESISHMJA – Te mos i mblidhni cfare ka ngelur nga pjata dhe ti hidhni

Mblidhini, verini ne frigorifer – salmoni edhe i ftohte hahet dhe eshte fantasik! bejeni nje sallate a ku po di une, hajeni me gishta nga frigoriferi – Nuk po them qe se kam bere dhe kete, por skam cipe ne faqe keshtu qe jemi ok 😛

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

Ads

You May Also Like

Tershere e nates.

Te gjithe e dine qe mengjesi eshte nje nga momentet me pertace te dites. ...

Makarona “Amatriciana”

E kam provuar për herë të parë këtë recetë, kur restoranti “Pastaria” në Bllok ...

Tutorial: Sallatat

Sallatat jane ne mode kohet e fundit, kaq chic pasi mendojme qe eshte e ...

Qofte shtëpie të mira sa më ska

Qoftet janë një gatim tepër domethënës për rajonin tonë, nga Ballkani deri më Azinë ...