Shendetshmerisht: Zotimet e vitit te ri – nje plan i ndare sipas muajve

Nje gje qe e ka darka e vitit te ri eshte fakti qe ne te vertete nuk eshte darke, por eshte nje gosti qe zgjat disa dite. Ajo java pas vitit te ri eshte si jave zombiesh, te mbingopur, me nivelin e alkoolit ne gjak qe nuk bie per qamet dhe nder te tjera duke vuajtur kur hypen dhe zbret shkallet.

Shume nga ne bejne ato premtimet e Vitit te Ri, tipi “New Year, New Me” – e shqiperuar: E nisim vitin e ri mbare. Keto premtime ose zotime kane tendencen te jene pak ekstreme dhe nga nje jetese sendetare me nje diete ushqimore te ngarkuar, do kalojme ne brokoli, lulelaker dhe fileto pule…deri sa dalim te enjten, dhe kthehesh e ha dy sufllaqe para se te shkosh ne shtepi…

Per ta bere kete qasje sa me te prekshme, kam ndertuar nje plan me zotime te prekshme dhe qe ne fakt bejne sens. Po marr parasysh qe keni qe ne korrik pa shkuar ne palester (pas selfies te fundit te plazhit) dhe tani gjendja eshte bere alarmante sidomos nese ska ngelur me sallate ruse ne shtepi.

Janar: Fillo nje Palester me nje program.

Ne karakterizohemi nga nje jetese shume sedentare( per te mos thene qe nese shkon e vjen nga pune me makine eshte tamam teper sedentare). Kjo jetese na detyron qe per te qene deri diku ne forme, palestra eshte menyra me e mire per ti dhene drejtim.

Nje nder pikat kyce te palestres eshte qe duhet te keni nje plan ne mendje. Per kete mund tu ndihmoje kjo seria “Shendetshmerisht” edhe instruktori I palestres. Percaktoni nje plan ushtrimesh edhe ndiqi me rigorozitet.

Nese me thoni qe skeni kohe per palester, ja fusni kot se pertoni. Nje seri ushtrimesh te mjaftueshme kerkon 45 minuta – mund te dilni ne bllok pas palestre, aty do jene njerezit.

Po e ritheksoj – eshte e rendesishme te keni nje plan ushtrimesh dhe ti vendosni vetes qellime (dua ate me beje ajo kemisha qe sme ben me…ato pantallonat e bukura…etj etj)

Shkurt: Hiqni qafe sheqernat dhe karbohidratet e teperta

Zotimi kryesor qe bejme eshte qe do ha shendetshem, por kjo eshte me e veshtira. Arsyeja pse vjen si muaji I dyte eshte pasi impakti paraprak I palestres nese ke kohe qe sleviz eshte teper madhor por edhe dhunimi I trupit me palester dhe reduktim ne ushqimet e konfortit eshte pak mizore!

Meso per armiqte kryesor te trupit dhe si ti luftosh. Tek seria shendetshmerisht gjeni nje artikull te plote ne lidhje me ushqimin dhe se si duhet ta organizojme ate. Per te mos thene per recetat e pafundme ne faqe!

Mars: Mengjesi tashme duhet bere prioritet

Ne mengjes eshte koha e vetme e rekomanduar per te ngrene karbohidrate pasi do ti djegesh gjate dites. Gjithashtu ju lejon te nisni nje dite energjike edhe teper productive. Automatikisht nje mengjes I mire ul edhe drekat e teperta kur nuk sheh me nga syte nga uria. Perhere duhet te fokusohemi qe dark ate jete minimale dhe mengjesi I plote.

Fokusohuni te hani nje mengjes me yndyrna te mira, karbohidrate dhe te pasur me proteina.

Prill: Pak vrap ne kohe te mire

Ne prill fillon e nderrohet gjaku, dita zgjatet, koha behet me e bukur edhe pas nje dimri te dhunshem te mbuluar me shall e kapuce eshte fiks koha per tu kenaqur me ajer te paster. Deri ne kete pike do keni bere 3 muaj palester edhe ndoshta jeni trashur pak me cardion statike Brenda.

Dilni dhe beni pak vrap, cdo te diele dhe pastaj pini kafen e mengjesit tek Tribeca (bashke me ate konjakun ne diell…)

Ne kete muaj matuni pasi do filloni te zvendesoni tulet e teperta me muskuj edhe nuk do arrini te kuptoni

Maj: Permireso Gatimin

Ne maj, duke qene se eshte ngrohur edhe koha, ka nje variacion me te kendshem zgjedhjesh te frutave dhe perimeve. Si e tille ta ben ekperimentin e te gatuarit me te thjeshte. Gjithashtu trupi fillon e kerkon gjera me te lehta se ngrohet koha keshtu qe jepini duarve.

Per ta bere kete gje jane disa seri ne Delicious qe mund tu ndihmojne shume, pa marre parasysh recetat e pafundme.

Ne parim, qellimet kryesore duhet te jene:

  1. Midis furres dhe tiganit, zgjidh furren.
  2. Perdor vaj te shendetshem – vaj ulliri kryesisht – shko gjeje vaj tamam, nga ato qe behen ketu dhe mundesish mere extra te virgjer.
  3. Kripa duhet filluar te zvogelohet ne sasi. Ne kemi nje guzhine te renduar me perdorimin e kripes – kujdes ne perdorim!

Qershor: Fillo nje klase

Zgjidh nje aktivitet ne grup. Kjo mund te jete nje klase crossfit ose yoga. Nje klase kickboxing ose shko luaj basketboll 1 ose 2 here ne jave. Fillo bej dicka ndryshe qe te te motivoje te ndryshosh. Cdo jave neper keto klasa do kuptosh qe impakti qe ka palestra dhe te gjithe muajt e kaluar eshte fenomenal dhe do ndryshosh cdo jave.

Ne fund te fundit, aktivitetet ne grup jane kompetitive dhe nuk e di per ju, por nuk shkon njeri te luaje basketboll dhe te humbi!

Korrik: Fillo lexo dhe meso

Nje nga problemet madhore te te qenurit te shendetshem eshte mungesa e njohurive per kete fushe. Ju do te thoni qe parimi eshte I qarte, mos ha shume dhe leviz. Jo tamam! Ne kete muaj jepini nje qellim vetes qe te dini cfare te hani, dhe te dini si te levizni. Kupto konceptet e makronutrienteve dhe mikronutrienteve dhe percakto nje sasi per trupin tend. Te gjitha keto I ben vete, ske nevoje per te tjere – dhe nese nuk I ben dot, maksimalisht me thuaj mua dhe te ndihmoj.

Qellimi I ketij muaji eshte te mesojme dhe lexojme. Per me teper, cfare do beni fundjavave duke u shelluar ne diell – hiqeni instagramin per 15 minuta dhe lexo pak per veten!

Gusht: Lexo etiketat e ushqimeve

Te kuptosh cfare po ha eshte e rendesishme – e thene ndryshe: ato biskotat qe te pelqejne shume, sa impaktojne ne makrot e tua? Po ne qellimet e tua?

Etiketat e ushqimeve qe blen ne supermarket jane zakonisht te standardizuara per sa I perket vlerave ushqimore. Nese nuk I kane keto etiketa te standardizuara, do te thote qe nuk I kane kaluar keto certifikime edhe dicka nuk shkon. Me qene se jane te standardizuara mjafton te kuptosh per makro dhe mikrot qe te duhen edhe leximi I tyre eshte teper I thjeshte.

Gjithashtu mos konsumoni ato produkte qe kane kalori boshe – psh uji me gaz, ose pijet me gaz. Ato nuk kane asnje vlere ushqimore por ngelen vetem ne vlera kalorike.

Shtator: Vrapo nje maratone (ose gjysem maratone)

Marr shkasin e nje tradite qe po formohet (te pakten ne tirane) ku ne shtator po organizohet perhere nje maratone, kjo me nje qellim teper humanitar – nje fushate sensibilizuese per autizmin.

Pervec qellimit primar, behuni pjese edhe tregohuni aktiv per trupin tuaj. Eshte e rendesishme ta besh njehere pasi nuk heq dot dore.

Une personalisht kete e kam qellim kete vit, ku  vitin e shkuar nuk arrita dot.

Tetor: Dil Hiking.

Muaji me ideal per te dale dhe per te eksploruar Shqiperine. Imagjinoni pak – ke qe ne janar qe shkon ne palester, po ha shendetshem, po del per vrap, ke vrapuar nje maratone dhe nje dite te shtune del dhe shkon tek Shpella e Pellumbasit. Dhe shkon si njeri, jo duke vdekur se spo merr dot fryme nga cigarja, por plot me energji duke e shijuar maksimalisht natyren.

E shikon? Jeta eshte me gjithe mend e bukur!

Keni shume zgjedhje dhe grupe qe organizojne udhetime 1 ose 2 ditore, me nivele te ndryshme veshtiresie gjithandej neper facebook.

Nentor: Pergatit ushqim per javen

Koha fillon e ftohet dhe sikur ke nevoje per me shume gjume? Spo gjen kohen qe te gatuash dhe darken e ha krahe pule me patate duke pire nje birre? Eshte koha qe te pergatitesh ushqimin per javen!

Eshte nje pune qe kam mese nje vit qe e bej ne fakt dhe meson nga gabimet e tua. Kerkon online per mealprepping ose shiko ne delicious pasi ka disa artikuj per kete gje.

Parimet qe une ndjek jane:

  1. Sigurohu qe te kesh mjaftueshem ushqim per 4 dreka. E thene ndryshe, 4 fileto pule duhen medoemos qe te jene gati edhe te gatuara.
  2. Shoqerojini proteinat qe zgjidhni me perime te periudhes (ne rastin konkret ke patate, karrota, mashurka, bizele, brokoli, lulelaker sa te duash!)
  3. Gatuajini te gjitha te djelen mbasdite (do duhet MAX 2 ore duke pare edhe nje film gjate kohes) edhe mbajini ushqime te ndryshme vec.
  4. Para se te ikni ne pune, futini ne nje tas cfare ndiheni qe doni te hani ate dite edhe merrini me vete.

E shikon sa e thjeshte?

Dhjetor: Festo! Ja arrite!

Pergatituni per qellimet e vitit tjeter pasi te gjitha keto te vjetrat jane bere normale tashme. Sigurohu qe e shijon muajin edhe festat e ketij muaji dhe mos harroni te beni blerjet per vitin qe vjen.

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads