3 modele cardio – 2 jane efektive, 1 nuk eshte hic

Nuk e di per ju por pjesa me e veshtire e te shkuarit ne palester jane minutat e pafundme qe mund te shpenzohen duke bere “vrap te lehte” per te rene ne peshe. Sidomos kur kombinohen me ato programet standarde te instruktoreve neper palestrat shqiptare qe te thone, bej 15 min vrap, 15 min step dhe me pas bej ca ushtrime me pesha dhe kaq…

Ok, sot nuk do futem aty por do kapem vetem me cardion.

Jane dy forma qe jane shume efektive per renien ne peshe dhe definimin e trupit, ne varesi te zgjidheve tuaja.

[PO] HIIT – High-intensity interval training ( Trajnim me perioda me intesitet te larte)

Pjesa pozitive e kesaj eshte qe funksionon, nuk ben dot me shume se 15-20 minuta edhe mbaron shpejt. Pjesa negative eshte qe praktikisht te hedh ne toke, te keput ne mes, pikon djersa nga maja e hundes – qe ne fund te fundit eshte qellimi fundor i te shkuarit ne palester!

Kjo menyre ka shume forma, por forma me standarde eshte 30 sekonda vrap me intesitet shume te larte, 30 sekonda pushim/ecje dhe pastaj 30 sekonda vrap, e keshtu me rradhe. Qellimi eshte te arrish intesitetin e larte, pastaj te pushoh dhe sapo te te vije fryma ta besh prape. Kjo i dhunon muskujt dhe djeg ekstrem!

[PO] Avash avash – ecje konstante

Nje ushtrim qe e perdorim shume body-builders per te rritur qendrueshmerine. Problemi i kesaj eshte qe duhet te zgjasi 45 minuta e me shume. Per te arritur tek 45 minuteshi ama fillojeni pak nga pak. Ideja eshte qe gjate gjithe kohes nuk duhet te mbaheni me duar – dhe nese ju duhet te mbaheni ulni shpejtesine. Qellimi eshte te mbash nje shpejtesi te qendrueshme, pak perpara se te jete e nevojshme te vraposh me nje ngjitje deri diku te larte.

Menyra se si kjo kryhet eshte duke ecur shpejt dhe me nje ngjitje. Ideja fundore e kesaj eshte qe ne fund te 45 minuteshit duhet te jesh i mpire gjithandej edhe i djersitur.

[JO] Vrap i lehte

Nuk e di nese keni pare ndonjehere garat e atletikes edhe te krahasoni ata qe garojne ne disiplinat me shume kilometra perkundrejte 100m. Ata te 100 metershit duken si Usain Bolt. Ata te tjeret ka nje arsye pse nuk e keni fiksuar si duken…

Vrapi i lehte si problem kryesor ka djegjen e muskujve me shume se sa te yndyrnave ne trup dhe si i tille, ti humbet peshe, por edhe humbet edhe muskuj. Kjo e fundit eshte JO. Nuk duhet bere pasi pastaj nuk ja vlen qe te shkoni ne palester!

Ne cdo rast, keto jane rekomandime te nje joprofesionisti i cili po lexon verdalle dhe po e provon kete gje me veten e vete! Nese keni ndonje shqetesim nga vrapi(dhimbje, rahje te larta zemre, ndaloni menjehere dhe shkoni tek doktori!)

Tags:

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Pule me speca qe te ngelet ne mendje

Para 3 vitesh per festen e Krishtlindjeve, mikesha ime me e mire kishte gatuar ...