Luftë Cheesecake-sh/ Cheesecake japonez

Pas recetës së thjeshtë të cheesecake-ut amerikan, na vjen keq t’ju themi që keni pak më tepër punë me kundërshtarin e kësaj ëmbëlsire klasike, cheesecake-un japonez, apo njohur ndryshe si cheesecake-u pambuk.

Është aq i lehtë dhe i fryrë sa të duket sikur po prek dhe ha re. Normalisht, baza mbetet kremi i djathit, por procesi është shumë më ndryshe se ai amerikan.

 

Përvishni mëngët dhe fillojmë.

 

Përbërësit

100 gr gjalpë

120 gr krem djathi

130 ml  qumësht

8 të verdha veze

30 gr miell

30 gr niseshte misri

13 të bardha vezësh

130 gr sheqer

Sheqer pluhur për spërkatje

Përgatitja

  1. Në një tenxhere, shkrini gjalpin, shtoni kremin e djathit dhe qumështin, dhe përziejini derisa të bëhen një masë e njëtrajtshme dhe e lëmuar.
  2. Rrihni të verdhat e vezëve, dhe duke vazhduar rrahjen, shtoni përzierjen e kremit të djathit, dhe përziejini derisa të njëtrajtësohen.
  3. Sitni sipër përzierjes miellin dhe niseshtenë, dhe përziejini.
  4. Rrihni veçmas të bardhat e vezëve derisa të bëhen borë (shumë e rëndësishme), shtoni sheqerin dhe vazhdoni t’i rrihni të bardhat derisa të fryhen, si të jeni duke bërë mafishe. Kjo i jep cheesecake-ut japonez atë fryrjen dhe lehtësinë karakteristike.
  5. Pjesë-pjesë, shtoni të bardhat e vezëve tek përzierja e vezëve, përziejini, dhe shtoni sërish pjesën e mbetur, derisa e gjithë përzierja e të bardhave të vezës me përzierjen e të verdhave të vezës të jenë bashkuar.
  6. Në një tavë të thellë rrethore, mbuluar me letër furre, hidhni përzierjen e cheesecake-ut dhe tundeni për të hequr flluska ajri. Tavën rrethore vendoseni në një tavë tjetër, ku keni shtruar në mes 2 letra të bardha kuzhine sipër njëra-tjetrës (për të përhapur nxehtësinë njëtrajtësisht) dhe mbusheni tavën e jashtme me ujë të nxehtë, derisa uji të arrijë te gjysma e tavës rrethore.
  7. Piqeni në furrë me 160 gradë për 25 minuta, më pas uleni nxehtësinë në 135 gradë dhe piqeni për 55 minuta, derisa të dyfishohet në përmasa.
  8. Hiqeni cheesecake-un nga furra dhe me kujdes e me doreza mbrojtëse, duhet ta nxirrni nga tava. Vendosni majën e cheesecake-ut në njërën dorë, dhe me dorën tjetër hiqni me kujdes tavën nga ai. Mund edhe ta ktheni mbrapsht në një pjatë, por kjo do t’i shtypte formën e bukur që ka marrë.

Spërkateni me sheqer pluhur dhe shërbejeni me luleshtrydhe të freskëta sa është i ngrohtë.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like