Banane të karamelizuara me mjaltë & arra

Është nga ëmbëlsirat më të thjeshta për t’u përgatitur, që ime më e ka zakon ta gatisë në vend, pasi na ka shërbyer një drekë të bollshme peshku.

Ka fare pak punë, në fund të fundit, dhe përbërësit shkojnë aq mirë bashkë sa nuk të bëhet më t’i hash veç e veç. Krijuar për njëri-tjetrin, siç i thonë.

 

Përbërësit (për 4 persona)

3-4 banane

2 lugë gjalpë apo vaj kokosi, nëse doni të eksperimentoni pakëz

1 kupë të vogël mjaltë

Arra të qëruara, sasi sipas dëshirës tuaj

1 lugë kanellë

 

Përgatitja

  1. Prisni bananet për së gjati, duke i ndarë në mes, dhe më pas ndajini 3 herë, për të përftuar 6 copa nga secila banane.
  2. Në një tigan shkrini gjalpin apo vajin e kokosit (i jep bananeve një aromë fantastike), dhe kur të jetë nxehur paksa, skuqni në të bananet. Kujdes të mos jetë nxehtësi shumë e lartë, dhe ruajini bananet se mos digjen. Duhet të marrin një ngjyrë të karamelizuar të kafenjtë.
  3. Pasi të jenë skuqur më së shumti nga të dyja anët, shtoni mjaltin, kanellën dhe arrat. Mbulojini bananet dhe arrat me mjaltë duke i kthyer në të, derisa të skuqen plotësisht.

Shërbejini në pjatancë dhe ju bëfshin mirë!

PS: Në vend të arrave, mund të hidhni edhe boronica të kuqe të thata.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Strudel me mollë (si tek “Inglorious Basterds”)

E keni parë filmin “Inglorious Basterds”? Është e paharrueshme fraza “Banzhorno” (Buongiorno) e Brad Pitt ...

Brownie ne filxhan

Si te gatuajme Brownie ne nje filxhan.

Brownie(kek me cokollat) ne nje filxhan eshte zgjedhja me e shpejt dhe mire per ...

[Gallery] A hole in one – Cute Fried eggs with a hat

Also known by waay to many creative names “toad in the hole”, “gashouse eggs”, ...

Kek me banane

Keku me banana mund të jetë nga ëmbëlsirat më të shëndetshme. Mund ta shoqëroni ...

Toptha Cokollate plot energji

Kjo nuk eshte recete tamam – thjesht kombinohen ca perberes te cilet te zgjojne. ...

Hulumtimet e se shtunes mbrema 12.03

Disa nder faktoret qe me bejne qe te shkruaj kete postim eshte kryesisht i ...