Receta klasike: Cinnamon Roll

I mbani mend pikat “Cinnabon” që u hapën nëpër Tiranë? As nuk i frekuentoja aq shumë, thjesht tek-tuk për pak neps, por sërish më erdhi keq që u mbyllën!

Mbase edhe shqiptari thjesht nuk është tipi i cinnamon rolls-ave: mund t’i konsumojë një herë në kaq, por vetëm kaq ama!

Megjithatë, tani që dyqanet “Cinnabon” u mbyllën, nuk kemi se ku t’i marrim këto ëmbëlsira tejet të shijshme. Na ngelet vetëm t’i gatuajmë vetë!

 

Përbërësit

475 ml qumësht

115 gr gjalpë i shkrirë

100 gr sheqer

1 paketë e vogël maja

560 gr miell

1 lugë çaji pluhur pjekjeje (baking powder)

2 lugë çaji kripë

100 gr miell (hidhet dy herë)

170 gr gjalpë i butë për t’u përhapur

165 gr sheqer kaf

2 lugë gjelle kanellë

 

Për kremin

113 gr krem djathi

2 lugë gjelle gjalpë i shkrirë

2 lugë gjelle qumësht

1 lugë çaji ekstrakt vanilje

160 gr sheqer pluhur

 

Përgatitja

  1. Në një tas hidhni qumështin, gjalpin e shkrirë dhe sheqerin dhe përziejini bashkë. Hidhni mbi përzierjen majanë dhe lëreni mënjanë për 1 minutë.
  2. Shtoni 560 gr miell dhe përziejini derisa të bëhet brum, për ta mbuluar më pas me peshqir dhe lënë mënjanë për 1 orë, që të fryhet.
  3. Hidhni pluhurin e pjekjes dhe kripën, shtoni edhe 100 gr miell, dhe përziejini sërish. Vëreni brumin në një sipërfaqe të bërë me miell dhe shtrojeni me petës në formë drejtkëndore.
  4. Përhapeni gjalpin e butë mbi brumin drejtkëndor, në të gjithë sipërfaqen e tij, dhe spërkatni sheqerin kaf dhe kanellën mbi të për ta mbuluar të gjithë brumin.
  5. Kapni anën më të gjatë të brumit dhe nisni ta rrotulloni, për të krijuar një rul, të cilin do ta ndani për të krijuar cinnamon rolls.
  6. Mos e ndani me thikë, pasi do ta shtypni formën rrethore të tyre, por përdorni fill (edhe dentar madje), duke mbledhur me të brumin si në foton e mëposhtme dhe priteni në trashësi rreth 3.5-4 cm, ose sipas dëshirës tuaj. Filli është më i butë dhe nuk e shtyp brumin, por gjithsesi mund të provoni fatin tuaj edhe me thikë. Rregullojeni formën pasi ta keni prerë.
  7. Vërini cinnamon rolls-at në tavë, mbulojini me letër plastike dhe lërini të pushojnë për 30 minuta.
  8. Ndërkohë, përgatisni kremin që hidhet sipër tyre. Në një tas, hidhni kremin e djathit, gjalpin e shkrirë, qumështin dhe vaniljen dhe përziejini të gjithë bashkë mirë. Shtoni dhe sheqerin pluhur dhe përziejini sërish.
  9. Cinnamon rolls-at futini në furrë me 180 gradë për rreth 25-30 minuta, derisa të piqen mirë.

Shtojuni sa janë të nxehta kremin e përgatitur, dhe mahnituni nga shija e tyre.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads