Pulë me salcë të thartë dhe të ëmbël

Njerëzit duket se ndahen përgjysmë kur vjen puna te kuzhina aziatike, por gjithashtu, ata që e kundërshtojnë këtë kuzhinë me mish e me shpirt, nuk duket se e kanë provuar ndonjëherë atë. Gjithmonë habitem se si mund ta përflasë një person një ushqim të caktuar, pa i dhënë një shans më parë.

Funksionon si me përgojimin e njerëzve, edhe kjo punë.

 

Për sot do të ndryshojmë mendime të gabuara për kuzhinën aziatike, duke dhënë recetën e pulës së thartë dhe të ëmbël, pjatë tradicionale kineze.

 

Përbërësit

450 gr gjoks pule, prerë në kuba mesatare

65 gr niseshte misri

2 vezë të rrahura lehtë

2 lugë gjelle vaj perimesh

2 speca, të prerë në rripa

2 lugë gjelle salcë soje

100 gr mjaltë

60 gr ketchup

125 ml uthull molle

2 thelpinj hudhër të shtypur

Kripë, piper

Oriz i bardhë për shërbim

 

Përgatitja

  1. Lyeni copat e pulës në kripë e piper, më pas zhytini në niseshte misri dhe shkundini nga niseshteja e tepërt. Zhytini copat te vezët e rrahura.
  2. Hidhni vajin në tigan dhe skuqini copat e pulës për 4 minuta, derisa të bëhen kafe në çdo anë. Fusni dhe specat dhe skuqini me pulën derisa të zbuten.
  3. Ndërkohë, përgatisni salcën. Përzieni ketchup-in, salcën e sojes, uthullën e mollës, mjaltin, hudhrën derisa të njëtrajtësohet. Hidheni salcën në tigan me pulën. Ziejini bashkë për 5 minuta, derisa salca të trashet dhe pula të jetë gatuar tej për tej.
  4. Shërbejeni të ngrohtë me oriz. Shtoni fara susami për shije.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Pufka me çokollatë

Francezët i quajnë “profiterol me çokollatë”, por emrin e kësaj ëmbëlsire e kam pasur ...

Te ngrohesh pasta ne mikrovalen e zyres

E keni parasysh kur gatuani pak me shume darken para dhe detyroheni ta merrni ...

Vongole me verë të bardhë

Midhjet me guaskë të zezë mund të kemi një jetë që i njohim dhe ...

Receta klasike: Rizoto milanez

Nëse keni dëgjuar fjalën “rizoto”, padyshim që në një pikë të jetës tuaj mund ...

Pule me speca qe te ngelet ne mendje

Para 3 vitesh per festen e Krishtlindjeve, mikesha ime me e mire kishte gatuar ...

Krem bavarez me luleshtrydhe

Kjo periudhë është piku për luleshtrydhe dhe sigurisht, luleshtrydhet janë nga frutat më të ...